Prapaskena e përballjes me Maqedoninë, kush i prishi planet e Panuçit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prapaskena e përballjes me Maqedoninë, kush i prishi planet e Panuçit

15:21 | 07/09/2017
në Sport
0

Vazhdimësia e suksesit dhe arritja e objektivave është një miks mes punës, vendosmërisë, por ndonjëherë duhet edhe shumë fat. Sidomos kur bëhet fjalë për futboll, ky i fundit ka shumë rëndësi.

Por, në momentin kur me punë dhe me talentin e tij duket se po gjente vazhdimësinë me ekipin kombëtar, fati “tradhtoi” Eros Grezdën.

Mesfushori kuqezi pati një incident pak orë përpara ndeshjes me Maqedoninë, pasi pësoi një helmim nga ushqimi dhe e kishte të pamundur aktivizimin.

Read more

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Pavarësisht se trajneri Panuçi vendosi ta merrte në stol, lojtari nuk ishte i gatshëm për të luajtur. “Panorama Sport” e raportoi lajmin në momentin kur ai po bënte analizat me stafin mjekësor pranë hotelit “Gligorov” në orët e paradites dhe gjithçka u konfirmua në mbrëmje.

Helmim me peshk

Ndoshta duket e çuditshme, sepse helmimi nga ushqimi duhet të përfshinte një grup të madh lojtarësh, por vetëm organizimi i Grezdës reagoi keq dhe i shkaktoi probleme shëndetësore.

Mësohet se skuadra ka konsumuar peshk në mbrëmje dhe lojtari ka ndier shqetësime disa orë pasi darkoi me ekipin. Kjo gjë e pengoi që Grezda të luante me Maqedoninë, pavarësisht se dëshira e tij ishte e madhe të zbriste në fushën e lojës.

Ishte titullar

Po, po. Do të luante me Maqedoninë, madje që nga fillimi i ndeshjes. Mesfushori i Osijekut e kishte të garantuar vendin në formacionin bazë pas performancës së mirë që bëri në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit dhe në “Mlladost” të Strumicës do të rreshtohej pas Sadikut me Roshin dhe Hykën.

Në këtë mënyrë, Llullaku do të përfundonte në stol. Burime të sigurta i konfirmuan gazetës se Grezda ishte parashikuar në 11-shen bazë për sfidën e së martës, por planet e trajnerit u prishën shumë pak orë përpara ndeshjes.

Diçka që në fakt u kuptua sepse Llullaku u zëvendësua që në përfundimin e pjesës së parë, sepse në fakt nuk pritej të luante. I pafat ishte Grezda, por ndoshta edhe trajneri Kristian Panuçi, që me 22-vjeçarin në fushën e lojës mund t’i kishte surprizuar maqedonasit. Ndoshta është një detaj, por në futboll detajet vendosin fatin e ndeshjeve…

/Panorama/

Etiketa: eros grezdahelmimkristian panuciMaqedoniaShqiperia

Të Lidhura

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

Kush po e godet Elbasanin? Skandali i penalltisë me Partizanin dhe prapaskenat me 3 arbitrat nga Tirana –

nga 27
19:18 | 12/02/2026
0

Ndeshja çerekfinale e Kupa e Shqipërisë mes AF Elbasani dhe Partizani në “Elbasan Arena” nuk prodhoi vetëm një rezultat minimal...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Para

Dy fjalë për Myftiun e Tiranës...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –

15:31 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:17 | 21/02/2026
Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

15:11 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

15:07 | 21/02/2026
Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –

14:53 | 21/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit –
  • Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër –
  • Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com