Dy doganierë dhe një shofer furgoni ka rënë në pranga për kontrabandë.
Policia e Kukësit ka arrestuar në flagrancë: G.Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës; H. B., 59 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Doganën e Morinës; B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës.
Arrestimi i shtetasit G. Sh., u bë pasi, në aksin rrugor Morinë – Kukës është ndaluar makina tip “Iveko” fugon mallrash, me drejtues shtetasin e mësipërm, i cili kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumente shoqëruese.
Pas veprimeve hetimore rezultoi se ky shtetas ka hyrë nga Morina, pa kryer detyrimet doganore. Arrestimi i shtetasve H. B., dhe B. V., u bë pasi, duke qenë në detyrë, nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.