• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Populizmi që të le tek pullë

15:56 | 26/09/2016
në Uncategorized
0

Nga Enkel Demi

Klodian Leka dhe Bislim Lakna janë dy studentët që ndaloi policia, sepse shkruajtën sipas porosisë së Ben Blushit emrat e Edi Ramës, Eduard Shalsit dhe Taulant Ballës në koshat e plehrave në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë. Ligjvënësi mbajti një fjalë në foltoren e Kuvendit, ku la dy porosi; e para, ishte e kjo e emrave dhe e dyta, deputetëve që votuan këtë ligj t’u zëmë pritë dhe t’u hedhin plehrat në kokë.

Lexo edhe

EMRAT/ Vodhën në kishë, 3 të arrestuar në Korçë –

Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –

Është një një fjalim populist, i cili më shumë se sa i shërben çështjes, i shërben siglës së re që do të shfaqet në skenën politike dhe që ka ngazëllyer ballinën e faqes së Niko Lesit, pasi duket sikur redaksia e dikurshme e gazetës “Koha Jonë” që shiste 70 mijë kopje në ditë, tash është themeluar parti.

Në Greqi, Spanjë, Itali, Britani janë disa forca politike që u ngritën në bazë të populizmit. Natyrisht, shembulli i Syriza, “5 stelle”, Podemos apo UKIP janë joshës dhe nuk është e vështirë që të gjejnë ideues edhe në Shqipëri. Është pak a shumë si puna e formateve të programeve televizive që tashmë i gjen thuaj të njëjtë kudo. Forcat politike që përmenda më sipër janë bazuar në thirrjet populiste, zakonisht të ekstremit të majtë, por shpesh qëllojnë të jenë ksenofobike, fashiste, anarkiste apo fashiste. Me një fjalë, ideologjia e tyre mund të gjejë strehë tek shprehja e famshme kineze: “turbulloje, se do të kullojë”.

Nuk e di dhe nuk më intereson se cilët janë mëtonjësit e kësaj filozofie politike, nëse e quajmë të këtillë për marrëveshje fjale. Thjesht, e shoh populizmin një nga reziqet më të mëdha që mund t’i shtohet Shqipërisë, një vend me paqe sociale të brishtë.

Çfarë ka kërkuar me dy porositë e tij politikani që përmenda në krye të shkrimit?

Ai në mënyrë krejt të rëndomtë, banale ka dashur që të shenjojë ata që votojnë një ligj që nuk i pëlqen jo vetëm atij, por shumë të tjerëve. Me një fjalë ka përcaktuar cilët janë “të këqinjtë” për një gjindje të emocionuar, aspak të rafinuar në thellësinë e analizës ndaj kundërshtarit. Shenjimi si mjet politik është përdorur me sukses drithërues ndaj hebrenjve prej nazistëve, Ku Klux Klan-it, komunistëve ndaj ish-pasunarëve, së fundmi ndaj refugjatëve që vinin në Ballkan prej zonave të luftës. Shenjimi është frymëzim që vjen nga urrejtja për tjetrin dhe përdorimi i populizmit në këtë këndvështrim mund të sjellë aksione konkrete, të cilat padyshim kanë për të ndikuar (nëse kanë sukses) në jetën e gjithë popullatës.

Them “nëse kanë sukses”, sepse asnjë aksion populist nuk merr formën e duhur, në qoftë se nuk udhëhiqet nga shpikësi i tij. Rasti i Ben Blushit është tipik. Ashtu si përherë, kur i ka lënë shokët në mesrrugë, ashtu u soll edhe me të rinjtë. I indoktrinoi, u la porosinë, por nuk i udhëhoqi. Edhe një herë fitoi parimi trimërues: “çuna, zëre se jeni vetëm”. Ata dy studentë i panë “shtatë penxheret”, ideologu siti miell krejt’ i lirë.

Etiketa: 5 stelleBen BlushiEnkel DemiKu Klux KlanPodemospopulizmishenjimiSYRIZAtek pullëUkip

Të Lidhura

Polici i heq patentën, korçari grushton efektivin

EMRAT/ Vodhën në kishë, 3 të arrestuar në Korçë –

nga 27
15:33 | 08/02/2023
0

Policia e Korçës ka arrestuar 3 persona, pasi dyshohet se kanë vjedhur në një kishë. Objekti i kultit që ra...

Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

nga 27
15:27 | 08/02/2023
0

Presidenti Zelensky ka mbërritur sot në Britaninë e Madhe në vizitën e tij të parë që nga pushtimi rus i...

Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –

Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –

nga 27
15:25 | 08/02/2023
0

Një nga të anëtarët e familjes mbretërore britanike mund të transferohet në SHBA. Sipas Daily Mail, Princesha Eugenie dhe burri...

Gjatë 24 orëve të fundit kemi vrarë 1.030 ushtarë rusë –

Gjatë 24 orëve të fundit kemi vrarë 1.030 ushtarë rusë –

nga 27
15:19 | 08/02/2023
0

Po mbushet një vit nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ndërsa lufta në këtë vend, në veçanti në lindje,...

Para
SHBA, të shtëna me armë në një qendër tregtare, vriten 4 gra

SHBA, të shtëna me armë në një qendër tregtare, vriten 4 gra

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Polici i heq patentën, korçari grushton efektivin

EMRAT/ Vodhën në kishë, 3 të arrestuar në Korçë –

15:33 | 08/02/2023
Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

15:27 | 08/02/2023
Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –

Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –

15:25 | 08/02/2023
Gjatë 24 orëve të fundit kemi vrarë 1.030 ushtarë rusë –

Gjatë 24 orëve të fundit kemi vrarë 1.030 ushtarë rusë –

15:19 | 08/02/2023
Do habiteni! Ky është ekipi që ka më tepër audiencë për ndeshje –

Manchester United mund të blihet nga biznesmenët aziatikë –

15:13 | 08/02/2023

Më Të Lexuarat

  • EMRAT/ Vodhën në kishë, 3 të arrestuar në Korçë –
  • Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –
  • Britani e Madhe/ Një tjetër “gjak blu” drejt SHBA-së? –
  • Gjatë 24 orëve të fundit kemi vrarë 1.030 ushtarë rusë –
  • Manchester United mund të blihet nga biznesmenët aziatikë –
  • Mbi 11 mijë të vdekur nga tërmeti i fuqishëm –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • EMRAT/ Vodhën në kishë, 3 të arrestuar në Korçë –
  • Zelensky pritet me duartrokitje në parlamentin britanik –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com