Ndërsa studentët kanë vijuar edhe sot protestën, forca policore kanë qenë të pranishme në ambientet e fakulteteve. Genc Sejko, organizatori i protestës së emigrantëve e ka komentuar me ironi këtë zhvillim: “Shumë vonë e kanë lënë këta policët për me u interesu për shkollën e lartë”, ka shkruar Sejko.