Luiza Gega i ka shtuar një tjetër medalje ari Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”. Natyrisht, po të kishte qenë një sukses në futboll do të ishin ngritur të gjithë në këmbë, madje dhe sulltani do të ndalej një dekikë nga fushata e mendmbushjes që na ia hapur negociatat.
Megjithatë, Luiza e madhe e vogël fitoi sërish, ashtu pa zë, duke triumfuar vetë në modesti.