“PO-ja” për negociatat, DW: Koha për një sinjal të rëndësishëm në rajon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“PO-ja” për negociatat, DW: Koha për një sinjal të rëndësishëm në rajon

09:21 | 25/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Që Ballkani Perëndimor si kopshti i brendshëm i Europës të jetë anëtar i denjë në BE, kjo është në dorën e vetë njerëzve dhe politikanëve të këtyre vendeve, mendon Adelheid Feilcke.

Në kohët e Coronas shumë gëzohen që kanë një kopsht brenda shtëpisë. Ndonëse ai nuk është një oborr pompoz, që do të ishte më i preferuar, por një kopsht i lënë disi pasdore, ai është një qoshëz e mbrojtur me potencial. Me pak më shumë vëmendje, më shumë përkujdesje për bimëzat e lëna pasdore ky kopsht mund të bëhet një pjesë e vlefshme e ansamblit, në të cilin do të qëndrosh dhe që i bashkon banorët dhe forcon bashkësinë e shtëpisë.

Si kopshti i brendshëm i Europës konsiderohet tani Ballkani Perëndimor. Me këtë metaforë të goditur ministri gjerman për Europën, Michael Roth pa u lodhur angazhohet që më në fund vendet e Ballkanit Perëndimor të integrohen në familjen europiane. Edhe pse banorët e shtëpisë Europa qysh më 2004 njëzëri u shprehën për perspektivën europiane të këtyre vendeve, ata vazhdimisht kanë qenë në dilemë se çfarë të bëjnë me këtë truall, që qartazi ndodhet në mesin e tyre, por në një farë mënyre u ka shkaktuar më shumë telashe se sa kënaqësi.

Read more

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –

Vazhdimisht ata kanë qenë në dilemë se çfarë donin të mbjellin dhe si të ndanin përgjegjësinë, banorët e rinj shtronin kërkesa të reja, barërat e këqija gëlonin dhe u zinin frymën atyre pak filizave shpresëdhënëse. Së fundi ishte bashkëbanori Macron ai që papritur vendosi rregulla të reja për kopshtin e brendshëm duke e penguar fazën e dytë të planifikuar prej kohësh për konceptimin e tij – pra hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Koha për një sinjal të rëndësishëm në rajon”

Në kohët e Coronas lipset më shumë se kurrë uniteti ndër banorët dhe përgjegjësia e përbashkët për kopshtin e brendshëm. Ndaj ishte koha për të dhënë një sinjal të rëndësishëm në rajon, që BE tani ka vendosur hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Rruga është ende shumë shumë e gjatë, derisa gjithçka të formësohet në atë mënyrë që vlerat europiane të rriten e të lulëzojnë pa u trazuar, që farat e këqia, korrupsioni dhe populizmi të jenë ç’rrënjosur aq sa të mos mund t’u zenë më frymën e të hedhin hijen e tyre mbi shtetin ligjor dhe lirinë e mendimit.

BE-ja duhet ta shoqërojë këtë proces me mjeshtëri dhe ta mbështesë e ta nxisë atë e po ashtu duhet edhe ta kultivojë e vadisë fort, aq më tepër tani kur Rusia dhe Kina me paketa ndihmash për shkak të krizës Corona si një substrat i freskët synojnë ta mbulojnë shtratin europian të këtij kopshti. Sidoqoftë kopshtarët nuk mund të bëjnë gjë, në rast se toka dhe fara nuk kanë cilësi. Fara e këtij kopshti janë vetë njerëzit dhe politikanët në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut. Eshtë në dorën e tyre që në shtëpinë e përbashkët Europa të bëhen anëtarë të denjë./DW

Etiketa: “Maqedonia e Veriutballkani perendimornjerezitpolitikanetShqiperi

Të Lidhura

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

nga 27
21:20 | 05/05/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=h-O26c4p-cA “Ferma e Mollëve” në Korcë do të ndërtohet nga biznesmeni Ferdi Marra nga Kucova. Kompania e tij “FLED” shpk...

Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

nga 27
20:54 | 05/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme u mblodh Asambleja e Partisë Socialiste në Gjirokastër. Të pranishëm në takim ishin kryeministri Edi Rama dhe...

Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –

Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –

nga 27
20:34 | 05/05/2026
0

Anëtari i FRPD, Oresti Berberi, ka hedhur akuza të forta ndaj Sali Berishës dhe kupolës drejtuese të PD-së, pas përjashtimit...

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –

nga 27
20:10 | 05/05/2026
0

Ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Ai ka lindur më 14 dhjetor...

Para
“Paketa Antishpifje”/ Meta publikon shkrimin: Tel hekuri për gjuhën e medias

Presidenti Meta mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

“Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –

21:20 | 05/05/2026
Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

20:54 | 05/05/2026
Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –

Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –

20:34 | 05/05/2026
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –

20:10 | 05/05/2026
Ish-ministri Malaj në dëgjesën për Reformën Administrative: Ktheni komunat –

Ish-ministri Malaj në dëgjesën për Reformën Administrative: Ktheni komunat –

19:54 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –
  • Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –
  • Iku Lul Brava dhe erdhi Doktor kyçi –
  • Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi –
  • Ish-ministri Malaj në dëgjesën për Reformën Administrative: Ktheni komunat –
  • Lëvizja jonë, më e fortë se çdo regjim –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Ferma e Mollëve” e Dritan Agollit, 786 MLN lekë/ Kush është biznesmeni nga Ku çova që këputi tenderin me “Flamur të kuq”? –
  • Procesi i anëtarësimit në BE po merret peng nga opozita, PS të mos e lejojë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com