Po e çojnë Shqipërinë në PPP të s‘ëmës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Po e çojnë Shqipërinë në PPP të s‘ëmës

22:32 | 01/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Nga Gentian Gaba
Në mbyllje të një tjetër jave politikisht të nxehtë, gërnja midis mazhorancës dhe opozitës u pasurua nga disa lajme nga “fusha” e ekonomisë. Nuk bëhet fjalë për ndodhi pozitive, të cilat do të lehtësonin shijen e hidhur që situata politike ka lënë në gojën e çdo shqiptari, por për disa skandale që shërbejnë si benzinë për zjarrin me të cilin ushqehet kriza në të cilën ndodhemi.
Skandali i parë, i raportuar nga BIRN, ka të bëjë me çmimin që Bashkia e Tiranës ka paguar për pishat e vendosura në krah të autostradës që lidh Kryeqytetin me Durrësin. Për pisha që në treg luhaten nga 700 deri në 1000 euro, Bashkia e Tiranës i ka paguar kompanisë “Fusha” sh.p.k., asaj që me ligj të posaçëm do t’i jepej trualli i Teatrit Kombëtar për të “mbjellë” aty disa kulla, rreth 5500 euro secilën. Që ka diçka që nuk shkon, e kupton gjithkush që di të llogarisë diferencën midis 5500 dhe 1000 euro. Prokuroria po heton këtë çështje prej shtatorit 2018, por ende nuk ka as persona të ndaluar dhe as të pezulluar nga detyra.
Skandali i dytë, përsëri i raportuar nga BIRN, është ai i “shpërthimit” të prokurimeve publike të klasifikuara si “sekret shtetëror”, me të cilat mazhoranca, midis 2013 dhe 2018, ka kontraktuar miliona euro pa transparencë dhe llogaridhënie. Nëse gjatë qeverisjes Berisha kontrata të tilla kanë qenë njëzetë, nën drejtimin e Ramës ato kanë shënuar një rekord historik, prej 216 kontratash në pesë vite. Madje duke shënuar një rritje të ndjeshme në momentin e qeverisjes “solo” të kryeministrit, 76 të tilla në vitin 2018.
Skandali i tretë është ai i rrugës Milot-Balldren. Pjesë e projektit “1 miliardë euro” nëpërmjet të cilit qeveria, me partneritetin publik privat (PPP), në pamundësi për të financuar ndërtimin e rrugëve, borxhi i rënduar publik nuk e lejon, përdor ‘bedelë’ (garancinë për kredimarrjen e jep shteti ynë) për të kryer vepra publike me rrezik të lartë për ekonominë. Segmenti Milot-Balldren do t’iu kushtojë shqiptarëve të paktën 256 milionë euro. Jo pak për një ofertë të pakërkuar, pa një vlerësim të qartë ekonomik, të zbatuar nga një kompani pa kapacitetet e duhura monetare, me kambana të forta alarmi për korrupsion, pastrimi i parave të pista dhe rreziqe financiare të ngritura jo vetëm nga ekspertët vendas, por edhe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe Komisioni Europian.
Kjo lojë e rrezikshme nuk mbart vetëm dyshime të arsyeshme korrupsioni dhe riciklimi të eurove të drogës, por edhe të riciklimit të një pushteti që mbahet me këto “subvencione”. Nuk bëhet fjalë vetëm për përfituesit e drejtpërdrejtë, që sigurisht paguajnë haraçin e nevojshëm për të financuar makinerinë politike të Ramës, por edhe një tentativë për të stimuluar, nëpërmjet borxhit, rritjen ekonomike. Në mungesë të investimeve të huaja, dhe të shterimit të atyre ekzistuese, për të mbajtur lartë indikatorët e Prodhimi të Brendshëm Bruto që TAP-i dhe Devolli i lejonin, mazhoranca po përpiqet të injektojë kapital që nuk ka për të rritur “fiktivisht” ekonominë. Për këtë stil qeverisje Churchill ka thënë: “Një komb që ushqehet me shpresën që të taksojë veten drejt prosperitetit, është si një njeri që qëndron i ulur në një kovë dhe përpiqet të ngrihet duke tërhequr dorezën e saj”.
Kësodore Rama, duke ndërtuar rrugë “elektorale” dhe duke vendosur në kurriz të shqiptarëve vlera marramendëse nëpërmjet PPP-ve, për qëllimet e tij politike, ka hedhur një bast të frikshëm për të ardhmen e vendit.
Këtij basti i është përgjigjur në mënyrë të fortë kreu i opozitës, i cili ka kërcënuar me burg Ramën, Gjiknurin, Ballukun dhe kompaninë “fituese”. Për dikë, sidomos mediat pro qeveritare, “jakobinizmi” i Bashës ka tingëlluar i tepruar. Veçse duke pasur parasysh se me miratimin e këtyre kontratave në Parlament, edhe pse të dëmshme dhe të rrezikshme, për zgjidhjen e tyre Shqipëria duhet t’i drejtohet arbitrazhit ndërkombëtar, përballë moskokëçarjes së mazhorancës, ky “jakobinizëm” tingëllon si i domosdoshëm.
Rasti “Becchetti”, dhe shpërdorime të panumërta të evidentuara në këto gjashtë vite, na mësojnë se, duke i lënë dorë të lirë Ramës, po i lejojmë të çojë ekonominë shqiptare drejt humnerës. Ose, siç mund të thuhet me një fjalor të ngjyrosur popullor, PPP-të e tij po çojnë Shqipërinë në të s’ëmës.

Etiketa: Bashkia e Tiranësedi ramaGentian GabaKompania Fushakriza politikepppshqipria

Të Lidhura

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

nga 27
22:23 | 03/02/2026
0

Një 33-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga policia italiane. Ai është plagosur, nga blutë pasi tentoi ti arratisej policisë. Mediat italiane shkruajnë...

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

nga 27
22:11 | 03/02/2026
0

Qëndrimet e përsëritura publike të kryeministrit Edi Rama kundër betejës së gjyqtarëve në Kushtetuese për çështjen e pagave të tyre,...

Para

Skënder Gega largohet nga drejtimi i Partizanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026
Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

22:11 | 03/02/2026
Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –

21:31 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –
  • Vlora pa drita, punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjën e energjisë në Lungomare –
  • tërhiqet nisma për Komisionin e Reformës Territoriale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com