“Pleqtë”, jashtëtokësorët e karantinës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pleqtë”, jashtëtokësorët e karantinës

09:47 | 11/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Alma Nikolli

“Më mbaroi sheqeri. Bo, bo…duhet të dal!”. Ky ishte shkaku që e nxori xha Ilirin nga shtëpia atë ditë. Cilën ditë? Zgjidhe një çfarëdo, me kushtin që të jetë e vitit 2020.

Teksa lante duart, mendonte: “A ia vlen të dal për sheqer?”. Ishte e vetmja ëmbëlsi në këto ditë të trishta. E vetmja që i bënte shoqëri ishte kafeja me sheqer, ose ndonjë telefonatë formale, ashtu si larja e duarve para se të dilte…, kur kontaktin e vetëm prej 5 ditësh e kishte pasur me orenditë e shtëpisë.

Read more

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Në korridor dëgjoheshin ritmi i orës dhe hapat e tij. Mori shkopin e pallton pas dere dhe nisi kalvarin e zbritjes së shkallëve. Jetonte në pallat pa ashensor, nga ata të “kohës së Enverit”.

85 vjeç burrë. Fisnik e i pastër, ama këto ditë sa herë kalonte afër dikujt i largoheshin. Sigurisht, për ta mbrojtur. Poshtë maskës i falenderonte fqinjët apo kalimtarët i buzëqeshur, me aq dhëmbë sa i kanë ngelur.

Dyqani më i afërt i duket më larg se kurrë, e po ashtu njerëzit më të afërt. Ishin miqtë e tij, me të cilët luante nga një dorë shah. Kartonët e zakonshëm ku shtroheshin çdo ditë për të luajtur i kishte kalbur shiu.

Doli që doli, e mbushi trastën plot. Plot duke marrë parasysh pensionin “e majmë” që mezi e priste muaj për muaj. Rruga e kthimit u bë edhe më e ngadaltë. Ndonjë i ri i mbarë që e ndihmonte zakonisht me trastat, këtë herë ndenji larg. Sigurisht, për ta mbrojtur. E dinte mirë këtë refren. “Kush të do, mban distancë…”.

Në lajme dëgjonte çdo ditë se të moshuarit janë më të rrezikuarit. E në lagje terminologjia thjeshtëzohej e “fakti” ishte më therrës. Nuk kishte facebook, por dëgjonte zëra. Zëra që thoshin se ky i pafe virus kap më shumë pleqtë, “pleqtë duan t’i mbysin vetë”, guxonin të shprehnin ca të tjerë.

E i moshuari xha Ilir, që nuk e kishte ofendim edhe ta quanin plak, mendonte se çfarë i ka bërë kësaj bote… “Ah, moj grua të ishe gjallë, ta bëja unë kafenë”,- tha me zë pasi mbylli derën.

Ndihej jashtëtokësor.

Etiketa: “Pleqtë” jashtëtokësorët e karantinësAlma Nikollidistancëjashtëtokësorëtkarantinapleqtësheqeri

Të Lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

nga 27
23:26 | 04/04/2026
0

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

nga 27
22:36 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

22:32 | 04/04/2026
0

Vrasa e shqiptarit Miklovan Dakaj në Spanjë kanë çuar në arrestimin e disa shqiptarëve, duke e cilësuar ngjarjen si një larje...

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

nga 27
22:14 | 04/04/2026
0

Juventus ka përpara një rrugë për të hyrë në zonën Champions gjatë së cilës duhet të jetë thuajse perfekt. Luciano...

Para
Doda: Marrësheshja jonë me PD vlen që prej 2018, Çështja Çame një ndër pikat kryesore (film)

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com