Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Plas sherri në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, plagoset një person

Nga Ejona 0

Një përleshje fizike ka ndodhur sot në ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, dhe për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar një informatë për një përleshje fizike në MTI, ku një person ka pësuar lëndime trupore. Njësitet e nevojshme policore janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti duke mos përmendur iniciale apo emra të personave.

Ndërsa sipas burimeve të gazetës Telegraf, të përfshirë në sherr janë Arian Krasniqi, nipi i Jakup Krasniqit si edhe sekretari i kësaj ministrie, Burim Rreci.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej