Plas në Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Kam denoncuar lojtarët e Vllaznisë për trukime – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Plas në Shkodër, kryebashkiakja Ademi: Kam denoncuar lojtarët e Vllaznisë për trukime

11:22 | 21/07/2017
në Sport
0

Plas në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi revoltohet me drejtuesit e Vllaznisë dhe trajnerin Armando Cungu.

Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve më të lartë të klubit, ku ka qenë e pranishme kryebashkiakja Ademi, kryetari i këshillit të qarkut, Xhemal Bushati, si dhe anëtarët e këshillit të komisionit të sporteve, të kryesuar nga Vioresin Sinani.

Gjithashtu, ishte edhe administratori i Vllaznisë, Gjyrezi, drejtori sportiv Zeka dhe trajneri Cungu. Në këtë mbledhje urgjente, Ademi ua ka bërë të qartë drejtuesve.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Akuzat
“Unë nuk do të kursej asnjërin prej jush, nëse nuk arrini të gjeni lojtarë cilësorë për Vllazninë. Janë hapur fjalë se unë kam dashur të hedh Vllazninë, por kjo nuk ka se si të ndodhë. Unë dua prej jush të gjeni lojtarët që na duhen për një ekip dinjitoz. Nuk dua justifikime, por dua ta bëni ekip.

Kam çuar në Prokurori emrat e lojtarëve që kanë marrë pjesë në shitjet e ndeshjeve. Ta zgjidhin ata këtë çështje. Nuk jap emra kush janë lojtarët, por ju do t’i mësoni të gjithë kur të thirren”, ka thënë Ademi, ndërsa më pas, ka marrë fjalën trajneri Cungu.

“Unë për vete nuk luaj më me ndjenjat e familjes sime. Nëse nuk bëhet ekip edhe unë do të iki, se nuk dua të lë turpin mbrapa. Pranë ekipit kërkohet që të vijnë lojtarë të tjerë. Skuadra është e paplotësuar dhe me një gjendje të tillë nuk është e habitshme që edhe unë të shikoj pozicionin tim.

Tani është problem që të marrim lojtarë, të cilët i kemi pasur në planet tona. Lojtarët e Superiores po merren nga skuadrat e tjera. Unë nuk kam ndër mend që të marr lojtarë me ‘YouTube’. Kërkoj futbollistë që të kenë cilësi. Të bëjmë pak afrime, por të jenë cilësore”, mësohet të ketë thënë trajneri.

Financat
Ndërsa Gjyrezi ka bërë me dije se lojtarët aktualë kanë kërkuar rritje pagash, duke lënë të kuptohet se një prej tyre është edhe Shtubina, që nuk del prej ditësh në stërvitje.

“Lojtarët aktualë po kërkojnë rritje pagash. Po ashtu po shikojmë edhe për lojtarë, por e kemi të vështirë. Kemi oferta nga menaxherë të ndryshëm, por deri tani asgjë konkrete. Duhet të bëjmë zgjedhjet e duhura që të mos gabojmë”, ishin fjalët e Gjyrezit.

Pas fjalëve të Cungut dhe Gjyrezit nuk ka munguar reagimi i kryebashkiakes Ademi. “Për sa u përket gjetjes së lekëve, të mos diskutohet më. Financat nuk do të mungojnë për të bërë ekipin. Por nuk dua të hidhen lekët kot dhe të mos kemi ekip. Po dëgjoj fjalë lart e poshtë për ekipin, bëhet dhe s’bëhet.

Është detyra jonë ta bëjmë. Por nga ju kërkoj përgjegjësi totale dhe mirëmenaxhim të këtyre lekëve. Po ashtu, kërkoj edhe një objektiv të qartë se ku do të shkojmë. Shkojmë prej këtu deri këtu. Dua gjëra konkrete. Dua të mbani përgjegjësi për këtë ekip. Ne nuk do të ngurrojmë në gjetjen e financave”, ishin fjalët e Ademit, e cila ka qenë shumë e qartë.

Sinani
Në të njëjtën linjë me kryebashkiaken ka qenë edhe ish-goleadori e kapiteni i mirënjohur shkodran, Vioresin Sinani, aktualisht kryetari i komisionit të sporteve në Bashkinë e Shkodrës.

“Unë mbështes kërkesën që paskan bërë lojtarët e ekipit për rritjen e pagave të tyre, por jam edhe me atë që tha kryebashkiakja Ademi, se duhet përgjegjshmëri dhe një llogaridhënie se çfarë do të bëhet me lekët që do të hidhen. Ato nuk duhet që të hidhen kot”, tha ai.

/panoramasport/

Etiketa: Armando CungudenoncimfutbollisteShkodertrukimeVllazniaVoltana Ademi

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
“Pavarësitë” vetëm sa kërkojnë të copëtojnë Çamërinë nga trungu amë

Çështja Çame nuk është stafeta e lojës me shamia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com