Plagosje me thikë në Korçë

0
62

Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në Korçë. Policia bën me dije se një 19 vjeçar i identifikuar me iniciale E.T.,  është paraqitur i plagosur me mjet prerës pranë spitalit ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë shkak për këtë dyshohet se është bërë një konflikt i çastin. Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.

Sherri ka ndodhur  në lagjen nr. 16, Korçë, me personin e identifikuar me iniciale  A. E., i cili  është dëmtuar me mjet prerës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të riut.