Makina del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset shoferja

0
77

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme. Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku shoferja e identifikuar me iniciale S. S., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.