Ka rënë në pranga autori i plagosjes me mjete prerëse të 23 vjeçarit në Tiranë. Policia e Tiranës arrestoi shtetasin L. H.,18 vjeç banues në Tiranë.
Kujtojmë që mbrëmjen e kaluar në rrugën “Besim Alla” ai është konfliktuar me L.T, 23 vjeç, të cilin e ka goditur me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...