Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Boçi: 30 qershori nul, dekreti i Presidentit Meta është në fuqi

Nga Ejona 0

Ish deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi është shprehur se 30 qershori është nul ndërsa dekreti i Presidentit Ilir Meta është në fuqi.
Ish deputeti u shpreh se se zgjedhjet lokale dhe politike do të kalojnë përmes një qeverie tranzitore.
“Opozita nuk ka çarje në qëndrimin e saj. Ne vazhdojmë të theksojmë që zgjedhje me Ramën nuk ka dhe që zgjedhjet politike e lokale do të kalojnë nëpërmjet një qeverie tranzitore.
Dinamika politike pavarësisht stinës është në lëvizje të vazhdueshme dhe zgjidhja e krizës është e afërt. Ne kemi ende në dispozicion mjete politike për të detyruar një zgjidhje që sot e kërkojnë 85 % e shqiptarëve”, tha Boçi.
Gjatë një bisede me gazetën Koha Jonë, Boçi itheksoi krizën që ka kapur drejtësinë, duke rikujtuar skandalin në gjykatën e Durrësit.
“Skandali i Durrësit dëshmoi qartazi që sot sistemi i drejtësisë është nën vasalitet politik të plotë. Gjyqtarët janë nën presion të plotë dhe vendimit e tyre vazhdojnë të jenë partiake dhe jo ligjore. Në të tilla rrethana por dhe ato pararendëse që lidhem me dekretin e Presidentit, kryebashkiakët nuk mund të largohen nga ushtrimi i detyrës. 30 Qershori është krejt nul dhe dekreti i Presidentit në fuqi. Është e drejtë institucionale e kryebashkiakëve të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë dhe madje të angazhohen për situatën zgjedhore”– u shpreh Boçi.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej