Pirgu i Shën Gjergjit në malin e shenjtë, Athos (Pirg Svetog Đorđa, Arbanaški pirg) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pirgu i Shën Gjergjit në malin e shenjtë, Athos (Pirg Svetog Đorđa, Arbanaški pirg)

14:45 | 14/09/2020
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

Mamastiri i Hilendarit është në ishullin e Halkidikit, në veriun e Greqisë. Kjo ujdhesë i ka tre t’ashtuquajtur gishta dhe Hilendari është në gishtin lindor, i cili quhet Mali i shenjtë, Mali Athos. Sipas serbëve, rruga që duhet bërë të arritur te manastiret duhet të kalohet përtej pirgut të Kral Milutinit dhe kryqit të Car Dushanit, kryq i cili është ngritur aty ku është pritur cari serb.

Kjo ishte pak sipas verzionit serb, tani të kalojmë në temën që duam ta trajtojmë – Pirgu i Gjon Kastriotit, t’atit të Skënderbeut.

Read more

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

“Pas një manastiri, gjenden rrënojat (kjo prapë sipas burimeve serbe), e pirgut shqiptar (Arbanashkog ili albanskog pirga). Shënime të sakta për kohën e ndërtimit të pirgut Alabanas apo pirgut të Shën Gjergjit nuk ka, ndoshta janë zhdukurdhe nuk ka dëshmi se kush e ka ndërtuar, por një gjë është e sigurtë që se këtë pirg e bleu Gjon Kastrioti rreth vitit 1430, babai i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që të shërbejë si vend ikjeje në rast nevoje. Reposhi, vëllau i Skënderbegut dhe Gjoni këtu priftëruan dhe u varrosën, pra në Hilendar pas vdekjes.

Ja një anomali që serbët në këtë shkrim e thonë: “Inače su Srbi Kastriote bili veliki ktitori Hilandara i svojim adelfatima su ga značajno pomagali.”, pra në shqip: “Serbët Kastriotë ishin dhënës të mëdhenj për Hilendarin”. Deri në disa rreshta më sipër Kastriotët ishin Albanci tani menjëherë u bën serbë???
Pra, kështu qendron varianti serb për Pirgun e Shën Gjergjit, i cili sot është në gjendje të mjerueshme, si e shihni edhe në fotot e postuara. Por, në një gedhendje bakri të vitit 1757 ky pirg shihet në gjendje të mirë me muret mbrojtëse.
Ky ishte varianti serb i shpjegimit të ortodoksisë, por si e sqaron Jusuf Buxhovi çështjen serbe të mesjetës në librin e tij “Dardania – Antika, Mesjeta”, libër që u promovua dje në Gjakovë?
Historiografia shqiptare duhet të redifonojë qëndrimin ndaj Dardanisë dhe të Rashës Nemanjane…

– Theksime nga fjala e Jusuf Buxhovit në promovim e librit “Dardania – Antika, Mesjeta” në Gjakovë:

“Ndjehem i nderuar që jam në mesin e intelektualëve që tubon shoqata “Jakova”. Po ashtu, ndjehem i nderuar që promovimi i librit “Dardania – Antika, Mesjeta” fillon pikërisht në një ambient kulturor, që nga aspekti historik dhe shpirtëror, paraqet ADN-në e shqiptarizmës që për fat të keq, gjatë këtyre njëzetë viteve të fundit është degraduar shumanshëm. Libri im, që është një thellim i mëtutjeshëm i çështjeve që kam parashtruar te “Kosova” në tetë vëllime, pretendon që rolin e Dardanisë si mbretëri e rëndësishme e antikitetit, e minimizuar ose e anashkaluar qëllimisht nga historiografia jonë institucionale me ngarkesa ideologjike dhe limitet e historiografisë serbe, ta rikthejë në vendin që i takon dhe e meriton, pra si qendër e antikitetit dhe bërthamë e identitetit shtetëror arbëror-shqiptar nga mesjeta e këndej. Po ashtu, Dardania, trajton edhe aspektin tjetër, të mbetur pezull ose të keqinterpretuar nga historiografia jonë institucionale në Tiranë dhe Prishtinë, rreth krishterimit dhe rolit të ortodoksisë si pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, e përvetësuar nga politika hegjemoniste serbe, e cila krishtërimin ortodoks e ka konvertuar në kishë ortodokse serbe, madje me autoqefali nga shekulli XIII, gjë që është një gënjeshtër, ngaqë autoqefalia e kishës ortodokse serbe është siguruar në vitin 1923, pra pas shtatë shekujsh, pasi që të jetë formuar shteti hegjemon jugosllav i pranuar në Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1920. Ky falsifikim, ka ndikuar, që shteti i Kosovës, me pakon e Ahtisarit, t’ia dorëzojë “tapitë historike” Serbisë! Në pjesën e Shtojcës, paraqiten faktet dhe dokumentet e shumta bizantine dhe të tjera, të cilat tregojnë për falsifikimet e historiografisë serbe, qoftë duke i konvertuar tribalët në serbë dhe Rashën Nemanjane tribale në Serbi, qoftë duke konvertuar krishtërimin orotodoks, me çka shqiptarët përjashtohen dhunshëm nga hisja e tyre e madhe në të, që për pasojë ka edhe shkëputjen nga trugu i tyre historik! Theksimi i këtyre fakteve në librin “Dardania” ngre çështjen e demistifikomit të gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth Kosovës djep të shtetit mesjetar serb, që lidhet me Rashën dhe Nemanjajt tribalë, siç ngre edhe kërkesën imediate që historiografia institucionale në Tiranë, Prishtinë dhe gjetiu, të lirohet nga këto gënjeshtra, në mënyrë që t’i rikthejë tapitë e identitetit shoqëror dhe politik arbëror-shqiptar nga mesjeta, të cilat gjenden pikërisht në hapësirën e Dardanisë dhe të Maqedonisë, në rrethanat kur Bizanti po shthurej, ndërsa strukturat autonome po formësoheshin, ndër të cilat Rasha dhe Nemanjajt tribalë ishin pjesë e rëndësishme e këtij zhvillimi. Heshtja apo injorimi i këtyre fakteve doemos, historiografinë tonë e sjell në rolin e zëdhënësit të historiografisë hegjemoniste serbe, ndërkohë që identitetin historik të shteteve shqiptare (Shqipërisë dhe Kosovës) e vë para rrezikimit të sprovave ekzistenciale”.
Pra, jetojmë në epokën e falsifikimeve serbe për një histori që nuk është e tyre.

Gjakovë, 12.09.20

Reposhi – vëllau i Skënderbeut – Duka ilir

Etiketa: Arbanaški pirgAthosDardania - Antika MesjetaFahri XharraGjakovëJusuf Buxhovimali i shenjtëPirg Svetog ĐorđaPirgu i Shën Gjergjit

Të Lidhura

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

nga 27
11:20 | 04/02/2026
0

Përshkallëzohet situata në fshatin Baks-Rrjoll të Velipojës, ku për të tretën ditë me radhë banorët po protestojnë kundër ndërtimit të...

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

nga 27
11:04 | 04/02/2026
0

Skuadra e Trabzonspor ka fituar me shifrat 3 – 0 ndaj Fethiyespor, raundi i 3-të në Kupën e Turqisë. Protagonist...

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

nga 27
10:40 | 04/02/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, së bashku me deputetë të tjerë të PD-së, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të...

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

nga 27
10:12 | 04/02/2026
0

Ministria e punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Para
Shërohet Berlusconi: Covid-19 ishte testi më i rrezikshëm i jetës time

Shërohet Berlusconi: Covid-19 ishte testi më i rrezikshëm i jetës time

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nesër do jemi para SPAK-ut –

Nesër do jemi para SPAK-ut –

11:20 | 04/02/2026
Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

11:04 | 04/02/2026
Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –

10:40 | 04/02/2026
Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –

10:12 | 04/02/2026
Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

Respektoni pavarësinë e drejtësisë –

09:48 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –
  • Ndikimi e grupeve kriminale në politikë ndikon në mbajtjen e zgjedhjeve të lira –
  • Abuzime me fondet, shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek, Freskida Halilaj –
  • Respektoni pavarësinë e drejtësisë –
  • Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nesër do jemi para SPAK-ut –
  • Ernest Muçi vijon të shkëlqejë në Turqi, shtang portierin me një supergol (Video) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com