Reposhi – vëllau i Skënderbeut – Duka ilir – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reposhi – vëllau i Skënderbeut – Duka ilir

13:56 | 08/02/2020
në Kryesore
0

Nga Fahri Xharra

Miq të nderuar, qëllimi këtij shkrimi është që më në fund të binden ata, të cilët me qëllim apo pa të, mundohen të na mbushin mendjen që Gjergj Kastrioti ishte serb.

Kjo vlen edhe për serbët, të cilët kohëve të fundit po shkruajnë me të madhe atë që disa “studjues shqiptarë” po e përdhunojnë të vërtetën shqiptare. Kjo vlen edhe për hoxhallarët e shitur dhe mendje lehtë që edhe ata ta dinë që Gjergji i biri Gjonit, si dhe Reposhi, vëllai i Gjonit dhe i biri i Gjonit ishin shqiptarë (edhe më shumë se kjo, ishin ilirë).

Read more

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka Ilir 1431 (“Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939” 1431. год.)

Në burimet serbe i gjeta këto dy foto shumë me vlerë, të cilat iu mbyllin gojën qoftëlargëve shqiptarë. Të dyja fotot janë dokumente nga Mali i shenjtë Atos, në Greqi.
Fotoja lart: Vendi ku është varrosur vëllai i Skënderbeut, Reposhi Duka Ilir 1431 dhe e shkruar në gjuhën e vjetër sllave (jo serbe ): “Престави се раб’ божии Репош’, доукс’ илирскии, 6939” 1431. год.
Fotoja tjetër ku shihet vendimi i blerjes së tokës për ndërtimin e Pirgut shqiptar
“Akti i dytë i Hilendarit 1426”, Urdhëresa e Gjon Kastriotit (i ati i Skënderbeut).

“Mali Athos është një tokë prej afro 400 km², ku femrat nuk mund të shkelin. Në veri të Greqisë, i shtrirë në detin Egje, e ku maja më e lartë është 2033 metra. Ky vend ka afërsisht vetëm 1500 banorë. Me një ndryshim, banorët janë murgjër, të cilët jetojnë në 20 manastire të fesë ortodokse, të vendosura aty që prej shekullit X.
Kjo botë ireale, ku nuk ka nëna, teze, halla, motra, ku kalendari është ai i Jul Çezarit, ku ora ka mbetur si në kohën e Bizantit e mesnata përkon me perëndimin e diellit, ku elektriciteti funksionon në çdo manastir me gjeneratorë, e ku banorët janë vegjetarianë, i është përkushtuar tërësisht lutjes dhe devotshmërisë së Zotit; andaj quhet ndryshe Mali i Shenjtë”.
Vendi administrohet nga një guvernator civil, i emëruar nga shteti grek.
“Në një bisedë me profesorin B. Bojoviç, të Shkollës së Lartë të Studimeve në Shkencat Shoqërore në Paris (EHESS), i cili e kishte vizituar Malin Athos para disa vitesh, më tërhoqi qysh në fillim një ngjarje e vogël, e cila do të më shërbejë më pas si nyje për vlerat historike e ikonografike që paraqet ky vend për Shqipërinë. Ai më tregon se në vaporin që merrte për të shkuar në Malin Athos, hyn në bisedë me një punonjës të rendit, kontrollues i lejeve të vizitave, i cili e pyet: “Ç’do të thotë të jesh shqiptar?”, sepse të gjithë e quanin “shqiptar”, për arsyen që vinte nga Greqia e Veriut, e sepse ai ishte “qimekuq”, tipare që nuk përngjanin me banorët përreth.

Akti i dytë i Hilendarit 1426, Urdhëresa e Gjon Kastriotit (i ati i Skënderbeut)

“Unë nuk e di se çfarë ka të veçantë të qenit shqiptar,- ia pret ai -, por një gjë është e sigurtë, muzika rumune, sllave, shqiptare, është e njëjtë, e më përket”.
E pikërisht në Malin Athos, më tregon më pas profesori Bojoviç, ndodhet “Pirgu shqiptar”, kulla shqiptare në manastirin e Hilandarit, të cilin ai e kishte vizituar.

Mësova që i ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti, bleu në shekullin XV Pirgun e Shën Gjergjit, i njohur me emrin “Pirgu shqiptar”, ku Gjon Kastrioti ka jetuar me një nga djemtë e tij, Reposhin. Mësoj në të njëjtën kohë që Manastirit të Hilandarit babai i Skënderbeut i dhuroi dhe dy fshatra nga pronat e tij.
Në paragrafin “Shteti i Gjon Kastriotit”, shkruhet: “Kështu shpjegohen, për shembull lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit në Malin e Shenjtë, i cili gjendet në brigjet e detit Egje. Këtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi në vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta në rajonin e Gostivarit, i bleu Pirgun e Shën Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe në këtë manastir një nga djemtë e tij, Reposhi, e kaloi jetën si murg derisa vdiq më 25 korrik 1431”.
Pse e botova këtë shkrim, sepse i ka dy foto shumë interesante që gjenden vetëm në burimet serbe:

Republika autonome e Malit Athos vazhdon të mbetet e shkëputur nga bota. Por, pasuritë etnografike të ikonografisë ortodokse peshojnë.
Në brendësinë e një forme tjetër të kërkimit shpirtëror, në qetësinë e murgjërve që vështrojnë njëri-tjetrin, shpresoj që një ditë të shkel; shpresoj të vizitoj gadishullin e thepisur e pa dyshim, “Pirgun shqiptar”.

Etiketa: "Skenderbeu"Akti i dytë i Hilendarit 1426Duka ilirFahri XharraGjergj KastriotiGjon KastriotiReposhiReposhi - vëllau i Skënderbeut - Duka ilirUrdhëresa

Të Lidhura

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

nga 27
11:42 | 05/06/2026
0

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) seanca gjyqësore në ngarkim të ish Presidentit...

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

nga 27
11:38 | 05/06/2026
0

Arbitri shqiptar Florian Lata do të drejtojë finalen e Kampionatit Europian U-17 “Estoni 2026”, një nga ndeshjet më të rëndësishme...

Para
Në makinë me Arjan Ndojin, sekuestrohet automjeti i blinduar i “Rrumit të Sukthit”

Në makinë me Arjan Ndojin, sekuestrohet automjeti i blinduar i “Rrumit të Sukthit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026
UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

11:38 | 05/06/2026
Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –

11:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina –
  • Lot dhe trishtim, nisin homazhet për efektivin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit policor –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com