Petrit Vasili vë në dyshim SPAK: I ngritur me vonesë, pa numrin kushtetues me 10 anëtarë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Petrit Vasili vë në dyshim SPAK: I ngritur me vonesë, pa numrin kushtetues me 10 anëtarë

10:03 | 20/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ndryshe nga shumë përfaqësues të palëve politike në vend por edhe diplomatë e ambasada të huaja ngre dyshime për SPAK, Strukturën e Posaçme Antikorrupsion e cila u ngrit dje duke pushuar së funksionuari kështu Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se SPAK është ngritur në thyerje të Kushtetutës me 2 vjet e ca vonesë dhe pa numrin kushtetues me 10 anëtarë.

POSTIMI I PLOTË
SPAK, “kremtimet” si për Arta Markun, po rezultatet??
Përshëndetjet në 360 gradë majtas e djathtas për ngritjen e SPAK si dhe ekzaltimet gati-gati folklorike për të janë vërtet një tepri artificiale, e cila i duhet kursyer shqiptarëve.
Them u duhen kursyer shqiptarëve, pasi festa të tilla hipokrite dhe zhurmëmëdha shqiptarët kanë parë mjaft në këto vite, ndërkohë që rezultatet janë thelluar të jenë shumë e më shumë negative.

Ekzaltim qesharak kombëtar e ndërkombëtar pamë të hidhej pa kursim kur u zgjodh klonimi antikushtetues i Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme.
Ekzaltim kur u zgjodh KLP dhe KLGJ me kandidatë të kontestuar edhe nga vetë ONM e ndërkombëtarëve duartrokitës për integritetin e ulët dhe të papajtueshëm me ligjin dhe me institucionet e reja që do krijohen.
Ekzaltim sot për SPAK të ngritur në thyerje të Kushtetutës me 2 vjet e ca vonesë dhe pa numrin kushtetues me 10 anëtarë.
Po si mundet të pranohet ekzaltimi për një institucion si SPAK, që lind me shkelje kushtetuese e ligjore për të cilat s’ka as fajtorë dhe as të ndëshkuar.
Rezultatet janë prova ku dërrmohen ekzaltimet artificiale.
Ekzaltimi dhe duartrokitja e zgjedhjes antikushtetuese e të turpshme të Arta Markut me 69 vota dhe qëndrimi i saj për plot dy vite i siguroi paprekshmëri absolute maxhorancës, por Shqipërisë i kushtoi shumë rëndë sepse Shqipëria është sot e treta në botë për korrupsionin, që mori revan prej pandëshkueshmërisë absolute të qeverisë dhe korrupsionit të saj të evidentuar shumë fort në të gjitha raportet ndërkombëtare, të cilat vetëm prokuroria me Arta Markun nuk i lexonin.
Kapja e drejtësisë dhe puçi i Gjykatës Kushtetuese për rrëmbimin e anëtarit të saj duke i rrëmbyer kompetencën e emërimit edhe Presidentit si dhe degradimi i zgjedhjes së anëtarëve të Kushtetueses në një emërim të detyruar për shkak të skualifikimit të orkestruar të shumë kandidatëve për të mbetur aq kandidatë sa ishin vendet vakante janë fakte tronditëse.

Sot askujt nuk i duhen ekzaltimet dizastroze alla Arta Marku, që çuan Shqipërinë të tretën në botë për korrupsion, që lejuan vjedhjen e Teatrit Kombëtar, skandalin e Unazës së Re ku korrupsioni arriti gjer në Amerikë e ku të gjithë paditë ndaj Kryeministrit u mbyllën rrufeshëm për faje që ai i pranonte edhe vetë siç qe rasti kur i bëri thirrje policisë në zgjedhje që të bënte fushatë për Partinë Socialiste.
Deri më tash prova e rezultateve ka qenë një sfidë tërësisht e humbur dhe kapja e drejtësisë nga qeveria një fakt i pakundërshtueshëm.
Ndaj ekzaltimet servile si një film i parë dhe i stërparë nuk i duhen kujt.
Rezultatet nuk duken gjëkund. Rezultatet janë kriteri i eficencës. Rezultatet presin shqiptarët.
Të shohim rezultatet, ato flasin vetë, pastaj mbase…mund të fillojnë edhe ekzaltimet, që gjithsesi janë dhe mbeten pa asnjë vlerë për një shtet të së drejtës i cili është përditë përballë provës së integritetit në betejën me krimin e organizuar dhe korrupsionin, beteja që i ka humbur që të dyja për të keqen e shqiptarëve dhe për të mirën e qeverisë.

Read more

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

  • foto galeri
Etiketa: Arta MarkuGjykata Kushtetuesenenkryetari i lsingritja e SPAKPetrit VasiliSPAK

Të Lidhura

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

nga 27
15:23 | 01/05/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Skërficë–Sarandë, ku një kamion ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në dalje...

Duhet t’a nisim nga vetja –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

nga 27
14:55 | 01/05/2026
0

Policia e Fierit ka vënë në pranga Tomas Feracakun, 26 vjeç dhe Antonio Haskon 29 vjeç, të cilët u kapën...

Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

nga 27
13:22 | 01/05/2026
0

Me porosi të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, policët rrugorë u hoqën nga rruga, por kjo nuk do...

SHBA është e gatshme të ndihmojë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

nga 27
12:56 | 01/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e hodhi poshtë sugjerimin që të vishte jelek antiplumb, pas disa përpjekjeve për vrasje, megjithëse...

Para
Armë dhe makinë e blinduar, arrestohen tre persona në Fier

Armë dhe makinë e blinduar, arrestohen tre persona në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –

15:23 | 01/05/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

14:55 | 01/05/2026
Me shpejtësi dhe në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona –

26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –

13:22 | 01/05/2026
SHBA është e gatshme të ndihmojë –

Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –

12:56 | 01/05/2026
S’kam lidhje me këtë histori –

S’kam lidhje me këtë histori –

12:52 | 01/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –
  • U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –
  • 26 mijë gjoba në një javë, policia me kontrolle të shtuara në rrugë me dronë dhe me radarë –
  • Trump refuzon sugjerimin që të veshë jelekë antiplumb pas disa përpjekjeve për vrasje –
  • S’kam lidhje me këtë histori –
  • Tre kongresistë paraqesin rezolutë në Kongresin Amerikan për anëtarësimin e Kosovës në NATO –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në Sarandë, kamioni del nga rruga dhe përmbyset pranë tunelit të Skërficës –
  • U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com