Për artikullin e gazetës britanike “The Guardian” e cila flet për ndërtimet e kullave në Tiranë, ka reagua deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Vasilit më tej thotë se Tirana është kthyer në një mal betoni që çdo ditë vret shëndetin e njerëzve, shkatërron bizneset e ndershëm dhe mbështet kriminelët.
“Gazeta me e madhe britanike “THE GUARDIAN” tregon shumë qartë dhe në mënyrë asgjësuese se si ka shkatërruar Tiranën Veliaj për llogari të vjedhjes dhe korrupsionit. Ja çfarë thotë THE GUARDIAN: “Kullat monumente korruptive në Tiranë”! “Projektet, skema të pastrimit të parave nga krimi i organizuar”! Dhe ky palaçua Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka surrat e dërdëllit pasi e ka kthyer Tiranën në një mal betoni, që vret përditë shëndetin e njerëzve dhe qe shkatërron biznesin e ndershëm duke mbështetur kriminelët që pastrojnë para’ në mes të Tiranës” – shkaun Vasili në facebook.