• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pesë tematikat kryesore nga takimi i Ohrit –

15:05 | 19/03/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –

Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –

Bashkimi Evropian e ka quajtur si shumë të suksesshëm takimin e 18 marsit në Ohër mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut të nivelit të lartë mes dy vendeve.

BE-ja ka thënë se në të palët janë pajtuar për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Por, edhe kësaj radhe nuk kanë munguar interpretimet e ndryshme të palëve rreth asaj se çfarë marrëveshje është arritur.

Pesë gjërat kryesore nga rezultati i takimit në Ohër:

1- Marrëveshja nuk është nënshkruar dhe duket se është hequr dorë nga diçka e tillë, edhe pse zyrtarë të BE-së kanë insistuar deri në momentin e fundit në nënshkrim, si të Marrëveshjes, ashtu edhe të aneksit. Tani Bashkimi Evropian duhet të gjejë rrugë për t’i bindur palët që ta kuptojnë Marrëveshjen si obligim, dhe t’i implementojnë të gjitha pikat. Kjo, në rastin e Serbisë, mendohet të bëhet përmes përfshirjes së Marrëveshjes në kornizën e negociatave të anëtarësimit në BE, ndërsa për Kosovën në Komisionin për Normalizim. Me këtë, kushtëzimi i procesit të integrimeve evropiane me normalizimin e raporteve, bëhet edhe më i qartë, edhe më i gjerë.

2- Nuk do të jetë e lehtë që deklarata e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, ta ketë peshën e marrëveshjes së arritur. Ajo, pa nënshkrim të palëve, nuk është formalisht Marrëveshje ligjërisht obliguese, por është vetëm një deklaratë politike. Prandaj edhe implementimi do të varet nga vullneti politik i palëve, nga presioni politik i bashkësisë ndërkombëtare, më shumë sesa si obligim ligjor. Kjo paraqet sfidë të madhe, sepse palët nuk i kanë zbatuar as obligimet për të cilat e kanë vënë nënshkrimin më parë.

3- Për Kosovën, me rëndësi të veçantë është pjesa e aneksit, e cila sqaron se renditja e pikave në Marrëveshje nuk reflekton prioritetet sipas rëndësisë, dhe se të gjitha pikat duhet të implementohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Pra, nuk do të mund të bllokohet zbatimi i një pike, me arsyetimin se ndonjë tjetër nuk është zbatuar. Kjo vlen edhe për obligimin e Serbisë që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

4- Për Serbinë, rëndësi të veçantë ka kërkesa që Kosova të nisë menjëherë punën për sigurimin e një niveli të duhur të vetëmenaxhimit për serbët në Kosovë. Kjo besohet se ka të bëjë me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, edhe pse nuk përmendet me emër, as në aneks, as në Marrëveshje. Megjithatë, në aneks thuhet se kjo duhet të bëhet në përputhje me obligimet nga marrëveshjet nga e kaluara në dialog, që besohet i referohet detyrimit për të krijuar Asociacionin.

5- Edhe pse nuk përmendet fjala “sanksione“, ato janë përfshirë në porosinë se mosimplementimi nga ana e palëve do të ketë pasoja për procesin e integrimeve të tyre në BE, por edhe për asistencën financiare të Bashkimit Evropian. Edhe Kosova, edhe Serbia, janë përfituese të mëdha të ndihmave nga fondet e Bashkimit Evropian, dhe kjo do të rritet edhe më shumë përmes një konference të donatorëve që do të duhej të zhvillohej brenda 150 ditëve. Diçka e tillë është e rëndësishme, sepse BE-ja do të ketë mundësi më të mëdha, sesa në të kaluarën, për të sanksionuar palët, në rast se ato nuk i zbatojnë obligimet e tyre./REL

 

Të Lidhura

Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –

Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –

nga 27
14:19 | 30/03/2023
0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso ka denoncuar kryebashkiakun e PS në Devoll se ka përdorur mjete jashtëligjore,...

Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

nga 27
14:15 | 30/03/2023
0

Kandidati i Partisë Demokratike i dalë nga procesi i primareve për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi e ka nisur ditën...

Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –

Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –

nga 27
14:11 | 30/03/2023
0

Dy shqiptarë 40 dhe 44 vjeç janë arrestuar në Selanik.  Gjatë kontrolleve të banesave të tyre, por edhe në një...

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

nga 27
14:05 | 30/03/2023
0

Torino ka vendosur në shënjestër Carles Perez. Sulmuesi spanjoll, në pronësi të Romës, i huazuar te Celta Vigo, klub i...

Para
‘Serbia nuk dëshmon përkushtim’, Bushati komenton takimin e Ohrit –

‘Serbia nuk dëshmon përkushtim’, Bushati komenton takimin e Ohrit -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –

Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –

14:19 | 30/03/2023
Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

14:15 | 30/03/2023
Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –

Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –

14:11 | 30/03/2023
Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

14:05 | 30/03/2023
Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

13:55 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –
  • Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –
  • Me kanabis dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Selanik –
  • Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –
  • Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –
  • Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryebashkiaku i PS-së në Devoll falsifikon firma zgjedhësish –
  • Ta shohim Elbasanin me sytë e një nëne… –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com