Politikanët lirohen nga paraburgim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë: Të vlerësohet profili dhe sjellja para izolimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Politikanët lirohen nga paraburgim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë: Të vlerësohet profili dhe sjellja para izolimit

18:51 | 04/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë vendosur ditën e sotme të kufizojnë praktikën e deritanishme të dhënies së masës “arrest me burg” për personat e akuzuar nga prokuroria në pritje të vendimit të gjykatës.

Në vendimin e zbardhur prej shtatë faqesh argumentohet që vendimi i marrë 15 vjet më parë nga Kolegjet e Bashkuara kur “kërkohet ose vendoset masa e sigurimit “arrest në burg”, gjykata nuk ka detyrimin të analizojë realisht masat alternative dhe mjafton të arsyetojë se masa e zgjedhur është e përshtatshme për rastin konkret, nuk është në përputhje me nenet 228-230 dhe 245/1, shkronja “ç”, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe me nenin 5 § 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.

Por pyetja është se çfarë mund të ndodhë tani me të arrestuarit nga politika që ndodhen prej më shumë se një viti në paraburgim.

Read more

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ish-Presidenti Ilir Meta apo edhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja kanë mundësinë që të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë pas vendimit unifikues të marrë sot nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë.

Në këtë lëvizje të pritshme të tyre, politikanët që ndodhen në paraburgim, mund t’i referohen një paragrafi të vendimit unifikues që ka të bëjë me personalitetin dhe figurën e tyre.

Lidhur me mënyrën e vlerësimit të rrezikshmërisë së veprës dhe të autorit në raport me masën “arrest në burg”, Kolegjet e Bashkuara kanë përcaktuar se “Caktimi i masës arrest në burg ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme, në raport me kushtet dhe kriteret e parashikuara në nenet 228 e 229 të Kodit të Procedurës Penale.

Në caktimin e masës arrest në burg, prokurori fillimisht dhe gjykatat në vijim, kanë detyrimin të japin një arsyetim të individualizuar, të mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, që lidh nevojën e kësaj mase me rrezikshmërinë e veprës dhe të autorit në rastin konkret.

Ky vlerësim duhet të mbështetet në rrethanat specifike të faktit, në mënyrën e kryerjes së veprës dhe në të dhënat që lidhen me personin ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, përfshirë personalitetin, sjelljen, rrethanat individuale e familjare, si dhe çdo tregues tjetër të rëndësishëm për vlerësimin e rrezikut real procedural ose shoqëror që ai paraqet në çështjen konkrete”.

Ata u shprehën unanimisht në favor të ndryshimeve të vendimit të vitit 2011

“Kolegjet e Bashkuara çmojnë se qëndrimet orientuese të këtij vendimi, për aq sa lidhen me caktimin dhe vijimin e masës “arrest në burg”, duhet të lexohen në përputhje me karakterin përjashtimor të kësaj mase, me detyrimin për arsyetim konkret, të individualizuar dhe të kontrollueshëm, me nevojën për shqyrtim real të masave më pak kufizuese, me vlerësimin konkret të rrezikshmërisë së veprës dhe të personit, si dhe me barrën e organit të akuzës për të justifikuar nevojën e kufizimit më të rëndë të lirisë personale”, tha Sokol Sadushi.

Leximi i vendimit të Kolegjeve të Bashkuara, arsyetonte tre momentet e ndërhyrjes.

Lidhur me parashikimin e deritanishëm se gjykata nuk ka detyrim që të analizojë përse llojet e tjera të masave të sigurimit nuk janë të përshtatshme, Kolegji saktëson se “gjykata ka detyrimin të shqyrtojë realisht masat e tjera më pak kufizuese të lirisë personale dhe të arsyetojë shprehimisht përse ato nuk janë të mjaftueshme në rastin konkret. Ky arsyetim duhet të jetë i shprehur, i individualizuar dhe i mbështetur në fakte e rrethana të posaçme të çështjes, duke pasqyruar qartë rrezikun konkret, sipas nenit 228, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, si dhe domosdoshmërinë, përshtatshmërinë dhe proporcionalitetin e kufizimit të lirisë, në përputhje me standardet kushtetuese dhe konventore.”

Çështja e dytë lidhej me faktin se deri më tani rrezikshmëria e autorit përcaktohej nga vetë vepra penale. Por sipas vendimit të ri masa e arrestit me burg, ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme.

“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret”, tha Sokol Sadushi.

Sipas vendimit të 2011, barrën e provës se përse nuk duhet dhënë masa e arrestit me burg, e kishte i akuzuari. Me ndërhyrjen e realizuar përmes rishikimit të këtij vendimi, ky element është përmbysur

“Barra e justifikimit të nevojës për caktimin dhe vijimin e masës së sigurimit “arrest në burg” i takon prokurorisë, ndërsa gjykata ka detyrimin ta verifikojë dhe ta arsyetojë atë në çdo fazë të procedimit. Prokuroria ka detyrimin të paraqesë dhe të argumentojë në mënyrë konkrete faktet dhe rrethanat që mbështesin nevojën e kësaj mase, përfshirë rrezikun konkret dhe papërshtatshmërinë e masave më pak kufizuese”, tha Sadushi.

Vendimi i Kolegjeve të Bashkuara, i cili ka peshën e një ligji për sistemin gjyqësor, do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare. Interpretimi i ri për mënyrën e aplikimit të arrestit me burg, nuk përfshin vetëm ata që do të ndiqen penalisht në të ardhmen, por dhe këdo që ndodhet në paraburgim në pritje të gjykimit, e që do të kërkojë rishikimin e masës së sigurisë.

gijotina.com/

The post Politikanët lirohen nga paraburgim? Vendimi unifikues i Gjykatës së Lartë: Të vlerësohet profili dhe sjellja para izolimit appeared first on 27.

Të Lidhura

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

nga 27
09:10 | 04/06/2026
0

Janë publikuar fotot e dy punonjësve të Policisë së Shtetit që u përfshinë në operacionin e zhvilluar mëngjesin e së...

Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

nga 27
08:16 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
07:58 | 04/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me...

Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

nga 27
07:52 | 04/06/2026
0

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën plenare, ku në fokus të rendit të ditës do të jenë disa interpelanca me...

Para
Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion –

Laçi mund Skënderbeun dhe siguron titullin kampion -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

09:10 | 04/06/2026
Dy viktima me armë zjarri në Korçë, ja ç’thotë Policia –

Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

08:16 | 04/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

07:58 | 04/06/2026
Diskutime për Raportin e Parlamentit Europian –

Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –

07:52 | 04/06/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –

07:38 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –
  • Këmbimi valutor 4 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Kuvendi sot në seancë plenare, në rend dite interpelanca me Ramën dhe ministrat –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –
  • Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një efektiv policie dhe plagoset një tjetër –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com