• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Serbia nuk dëshmon përkushtim’, Bushati komenton takimin e Ohrit –

15:09 | 19/03/2023
në Uncategorized
0

Lexo edhe

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për takimin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandër Vuçiç të cilët dakordësuan zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve.

Përmes një postimi në Facebook, Bushati komentoi mungesën e nënshkrimit të dokumenteve të kësaj marrëveshje për shkak të refuzimit nga Presidenti Vuçiç. Sipas ish-ministrit, Serbia dëshmoi edhe njëherë se nuk është e përkushtuar ndaj këtij procesi, ndërsa Kosova ka treguar të kundërtën.

Sipas Bushatit, angazhimi i BE-së në këtë proces për zbatimin e angazhimeve të dakordësuara në këtë takim, tregon seriozitetin e unionit për të çuar më tej procesin e integrimit europian të Serbisë dhe Kosovës.

Postimi:

Takimi i Ohrit mes Kosovës e Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian përfundoi me miratimin e planit të zbatimit të marrëveshjes të rënë dakord më 27 Shkurt. E përbashkëta e të dy dokumenteve është mungesa e nënshkrimit të tyre. Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar nuk dëshmon përkushtim të njimendtë në këtë proces. Krejt ndryshe u soll Kosova duke dëshmuar vullnetin e saj për të nënshkruar të dy dokumentet. Në këtë mënyrë, Kosova ndihmoi edhe partnerët ndërkombëtar që gabimisht mendojnë se përkëdheljet ndaj Serbisë dhe jo rrethimi i saj nga histori suksesi, është rruga e shkëputjes së saj nga Rusia.

Përkundër pritshmërive, plani i zbatimit është edhe më i shkurtër se vetë marrëveshja dhe pa shumë detaje, siç ndodh zakonisht në të tillë dokumente. Mirëpo, në Ohër u ra dakord që angazhimet e palëve në këtë proces të trupëzohen në rrugën e tyre drejt BE-së, çka pritet të krijojë një sinergji më të mirë mes procesit të dialogut dhe procesit të anëtarësimit në BE të Kosovës dhe Serbisë.

Pas mbështetjes unanime të shteteve anëtare të Marrëveshjes së 27 Shkurtit, Plani franko-gjerman zyrtarisht u transformua në një Plan Europian, me mbështetjen edhe të SHBA-ve. Kësisoj, BE-ja nuk është më vetëm në pozicionin e ndërmjetësuesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe e përfshirë drejtpërdrejt në zbatimin e angazhimeve. Proces ky i ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në BE.

Nëse në të shkuarën BE-ja ka treguar në jo pak raste mungesë besueshmërie, duke mos iu përmbajtur zotimeve të saj përkundrejt shteteve të rajonit, me këtë pozicionim të ri BE-ja ka mundësinë e artë për të përfunduar procesin e shtetësisë së Kosovës, europianizimin e Serbisë dhe anëtarësimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, sa më shpejt që të jetë e mundur. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur agresionit rus në lindje të kontinentit është përmbyllja e pasojave të luftrave në ish Jugosllavi dhe konsolidimi i projektit europian në një hapësirë gjeografike, që rrethohet nga shtete anëtare të BE-së, siç është Ballkani Perëndimor.

 

 

Të Lidhura

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

nga 27
14:05 | 30/03/2023
0

Torino ka vendosur në shënjestër Carles Perez. Sulmuesi spanjoll, në pronësi të Romës, i huazuar te Celta Vigo, klub i...

Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

nga 27
13:55 | 30/03/2023
0

Sherr me thika në një shkollë në Paskuqan ku për pasojë ka mbetur i plagosur një 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi në...

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

nga 27
13:51 | 30/03/2023
0

Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin “çnjerëzor” të emigrantëve në kufijtë...

I përdornin lokalet për bixhoz, arrestohen 2 persona –

I përdornin lokalet për bixhoz, arrestohen 2 persona –

nga 27
13:43 | 30/03/2023
0

Bllokohen 2 ambiente që ishin përshtatur për organizimin e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Arrestohen në flagrancë 2...

Para
Vllaznia 5 ndeshje pa fitore, nuk ka fitues në Egnatia-Teuta –

Vllaznia 5 ndeshje pa fitore, nuk ka fitues në Egnatia-Teuta -

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –

14:05 | 30/03/2023
Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

13:55 | 30/03/2023
Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –

13:51 | 30/03/2023
I përdornin lokalet për bixhoz, arrestohen 2 persona –

I përdornin lokalet për bixhoz, arrestohen 2 persona –

13:43 | 30/03/2023
Inzaghi në hall, te Interi bëjnë llogaritë me dëmtimin e Calha-s –

Inzaghi në hall, te Interi bëjnë llogaritë me dëmtimin e Calha-s –

13:39 | 30/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –
  • Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –
  • Evropa kritikohet për trajtim “çnjerëzor” të emigrantëve –
  • I përdornin lokalet për bixhoz, arrestohen 2 persona –
  • Inzaghi në hall, te Interi bëjnë llogaritë me dëmtimin e Calha-s –
  • Arrestohet në Peqin 30-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI) –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Torino shkon All-In për ish-talentin e Barcelonës –
  • Sherr në Paskuqan, 15 vjeçari godet me thikë bashkëmoshatarin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com