Dy persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një banesë në Malecaj të Lezhës.
Nga raportimet mësohet se personat e armatosur kanë hyrë në banesën e familjes Buja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa brenda shtëpisë ishte vetëm kryefamiljari Nikoll Buja. Ky i fundit sapo ka dëgjuar zhurmën është zgjuar dhe ka konstatuar grabitësit.
Pasi hasën në rezistencen e kryefamiljarit, grabitësit janë përleshur me të, duke e goditur në pjesën e kokës, por kanë qëlluar dhe me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Një prej fqinjëve te familjes Buja rrëfen ngjarjen e cila sipas saj ka frikësuar të gjithë fshatin.