• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse po e djeg Berisha, Nishanin si president?

01:07 | 21/02/2016
në Opinion
0

Lexo edhe

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Rrëfimi i një polici

Nga Mero Baze

Tani nuk bëhet më fjalë për shkelje të Kushtetutës, por për të kuptuar arsyet përse Sali Berishës i duhet të fitojë kohë në një proces formal të shkarkimit dhe emërimit të dy ministrave, duke keqpërdorur Bujar Nishanin. Ajo që ka bërë sot Bujar Nishani me kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, është një veprim i cili as e shpëton atë nga shkelja e Kushtetutës dhe as i jep zgjidhje problemit, por thjesht kërkon ta fusë çështjen në një proces rutinë, dhe të prodhojë një krizë politike artificiale.

Së pari, Gjykata Kushtetuese ka një praktikë të konsoliduar, kur interpreton një nen të Kushtetutës. Nëse presidenti do të konsultonte sado pak fjalorin juridik, do të shikonte që Gjykata Kushtetuese shprehet për të interpretuar ndonjë nen të Kushtetutës, vetëm në kushtet “in abstacto”, që nënkupton se ajo shprehet në kushtet, kur interpretimi i saj nuk ka lidhje me një çështje konkrete. Pra, ajo nuk është udhëzuese e presidentit, kur ai është para detyrimit për të zbatuar Kushtetutën. Presidenti e ka detyrë për 7 ditë të zbatojë Kushtetutën dhe ai duhet ta zbatojë, ashtu siç ja thotë Berisha (meqë nuk ka mendim të vetin) mirë apo keq. Por, e ka detyrë të veprojë, të shprehet! Ai fjala vjen mund të mos i dekretojë ministrat, ose mund t’i dekretojë. Le ta bëjë si i thonë të tjerët. Kushtetua e urdhëron për këtë gjë. Ajo nuk i lë shteg të kërkojë ndihmë se si ta interpretojë. Detyrimin për kontroll të figurës së ministrave e ka Kuvendi, dhe ai nuk po e lë Kuvendin as ta bëjë këtë gjest.

Gjykata Kushtetuese nuk është telefoni i Sali Berishës, që duhet t’i biesh për çdo firmë që hedh në letër në Presidencë. Ajo është institucion, që bazohet mbi mbrojtjen e Kushtetutës kur shkelet dhe mbi interpretimin e saj, në kushtet kur kërkesa nuk ka interes konkret me ndonjë çështje në shqyrtim.

Bujar Nishani e di kaq gjë, se ka tre vjet që merr rrogën si president. Dhe nëse nuk e di, para se të pyesë Gjykatën, mund të pyesë Berishën, se ja tregon ai. Pra, jemi në kushtet kur Bujar Nishani po shkon me vetëdije drejt shkeljes së Kushtetutës. Ndaj dhe duhet hetuar për qëllimin që ekziston pas këtij akti.

Së dyti, kërkesa për të interpretuar Gjykata Kushtetuese një nen të Kushtetutës, edhe pse është i pavend siç e sqaruam më sipër, nuk mund të shërbejë si “masë pezullimi” për afatin kushtetues për dekretet e Nishanit. Detyrimi që për 7 ditë ai duhet të çojë dekretet në Kuvend, është i pandryshueshëm nga çdo akt tjetër i presidentit, nga çdo kërkesë e tij, biles dhe nga çdo hall fizik i tij.

Kështu që, ideja se ai mund të presë shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, që të marrë një vendim, nuk e shpëton atë nga shkelja e Kushtetutës.

Këtë e thonë dhe ekspertët më të afërt të tij, por dhe sikur të mos e deklaronin, e ka qartazi Kushtetuta.

Në këto kushte jemi në një situatë kur presidenti po shkon me vetëdije dhe me qetësi drejt shkeljes së Kushtetutës. Nga profili presidencial që ai ka ndërtuar, është një president që e ka të ndaluar të ketë emocionet e veta, se ai vepron me emocionet e Berishës. Edhe nëse Nishani fjala vjen është i xhindosur me Ramën, ai e ka të ndaluar të xhindoset si president, për aq kohë sa Berisha nuk duket i xhindosur në këtë drejtim. Pra, përjashtohet pista personale, përse Nishani po shkon drejt shkeljes së Kushtetutës.

E vetmja gjë e besueshme, është një plan i përbashkët mes tij dhe Berishës, për të fituar kohë.

Përse i duhet kjo kohë Berishës?

Nuk jam i sigurtë nëse ai ka një ndonjë punë të pambaruar në zyrat e shtetit, që dikujt ja ka marrë përsipër t’ia mbarojë dhe i duhen dhe disa javë. Si kryeministri më i kapur nga mafia, bashkë me familjen, ai është ende në pushtet, jo vetëm me njerëzit e tij, por me bizneset e paligjshme të paprekura, me koncesionet e dhëna, që nga ngjyrosja e naftës e deri tek skanimi në dogana. Familja është e vetmja që nuk është prekur në bizneset e saj dhe ndoshta u duhet kohë dhe anarki për të qenë më të sigurtë. Më malinje do ishte të keqpërdorte presidentin për të sakatosur gjithë ngrehinën e shtetit shqiptar, për ta poshtëruar atë dhe për të thënë, unë mund t’i bëj çfarë të dua këtij vendi me këtë president që kam. Kjo duhet hetuar mirë dhe me qetësi.

Shkuarja me vetëdije të plotë drejt shkeljes së Kushtetutës, nuk ka lidhje fare me dokrrat që thotë Nishani dhe mënyrën si ja thotë Berisha. Duhet gjetur dhe goditur arsyeja përse Berishës, nuk i duhen në zyrë ministrat e rinj menjëherë. Dhe bëhet fjalë vetëm për një ministri, atë të Financave, pasi i Ekonomisë thjesht do ndërrojë zyrë.

/gazetatema.net/

Etiketa: Bujar Nishanidekretet e NishanitGjykata Kushtetuesein abstactoKushtetutamasë pezullimiMero Baze

Të Lidhura

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

Urim babait, shkrimtari Naum Prifti feston 91-vjetorin në Amerikë

nga 27
18:31 | 07/03/2023
0

Ditëlindja e 91-të e skenaristit të “Udha e shkronjave” Julika Prifti Befasia e një urimi Për 91 vjetorin e ditëlindjes...

Para
Po pakësohemi, në 2015 ishim 6300 banorë më pak

Po pakësohemi, në 2015 ishim 6300 banorë më pak

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –

23:12 | 03/06/2023
Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

22:52 | 03/06/2023
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –

22:48 | 03/06/2023
Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja

22:44 | 03/06/2023
Mjeti bie nga ura në lumë, humb jetën një person në Korçë

Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –

22:36 | 03/06/2023

Më Të Lexuarat

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –
  • A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? –
  • Benzi përplaset me makinën e parkuar, plagoset pasagjerja
  • Detajet/ 7 të plagosur te aksidenti në Rrugën e Kombit, 3 janë fëmijë –
  • Ndërron jetë turistja polake te Mali i Robit, ja arsyeja –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Leipzig nuk e lëshon Kupën e Gjermanisë –
  • Kjo është korçarja e arrestuar për mashtrim prej 3 milionë eurosh (FOTO) –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com