Përse opozita nuk mburret me betejat e saj? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse opozita nuk mburret me betejat e saj?

07:41 | 01/12/2016
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Detaji më pikant i përshkruar nga Ismail Kadare, tek romani i tij “Dimri i Madh”, për prishjen e Enver Hoxhës me rusët, është detaji që përkthyesi mund të kishte shkaktuar prishjen. Lulzim Basha sot po përpiqet të ilustrojë pasigurinë e tij, për t’u ndeshur “dhëmb për dhëmb” me Perëndimin, pikërisht me një gabim në përkthim. Ditën, kur Komisioni i Venecias në rrugë jozyrtare, ka dhënë opinionin e tij paraprak për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ligjin e “Vetting”-ut, duke e quajtur atë korrekt, Basha ka kërkuar përsëritjen e kërkesës, pasi ka zbuluar probleme me përkthimin.

Edhe pse e gjitha duket një lojë qesharake, Luzim Basha ka përparësinë e një njeriu që nuk ka turp. Ai mund të bëjë atë që nuk i shkon në mendje askujt për të arritur një objektiv. Të gjithë e mbajmë mend se si askush nuk besonte se ai do të anullonte fitoren e rivalit të tij Edi Rama në vitin 2011, pasi nuk kishte asnjë fakt. Por, ai gjeti ca fletë votimi në kazan, vuri Ristanin t’i pastronte dhe e shpalli veten fitues, duke e sprasur rezultatin e zgjedhjeve.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Të gjithë mendonin se ai nuk mund të përfshihej aq hapur në garën qesharake të PD kundër çdo rregulli ndaj rivalit të tij Olldashi. Por, ai jo vetëm që përdori Berishën si truprojë që u ulëriste vartësve në telefon, por dhe fletët e votimit i bëri me numër rendor për të regjistruar dhe më pas spastruar çdo mbështetës të rivalit të tij.

Të gjithë besonin se Lulzim Basha nuk mund ta bllokonte ligjin e “Vetting”-ut, pasi ai thirri “fitore”, kur u miratua Reforma Kushtetuese. Por, ai e bllokoi ligjin, sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

E njëjta histori po përsëritet sot me ligjin e “Vetting”-ut. Basha është informuar se “Venecia” është “pro” ligjit dhe gjykata mund të vihet para vështirësisë që të mos e vonojë vendimin e saj. Dhe ai ka urdhëruar Gjykatën ta ribëjë kërkesën për në “Venecia”.

Në fakt, e gjitha bëhet që “Venecia” të shtyjë përgjigjen dhe të digjen negociatat. Këtë e kupton çdo njeri.

Të vetmen gjë që nuk kuptoj në këtë histori është përse Basha, nuk do t’i marrë përsipër meritat e bllokimit të negociatave me Bashkimin Europian. Një opozitë kaq e vendosur, për të bllokuar një proces, duhet t’i paraqesë këto beteja të saj, si merita. Lulzim Basha, kur u bind se kusht i vetëm për Komisionin është “Vetting”-u, bëri pikërisht atë që ka në dorë.

Tani nuk e kuptoj përse është kaq i pasigurt të lëvdohet me këtë gjë. Ai ka bërë gjithë këtë betejë, ka një vit që po përpiqet të bllokojë reformën në drejtësi dhe po ia del në hapat e fundit t’i vërë stërkëmbësh procesit të negociatave me këtë histori.

Të bësh gjithë këtë betejë kundër rrugës integrimit të Shqipërisë, të jesh kaq i suksesshëm dhe pastaj t’i kalosh meritat “një përkthyesi” anonim, është qesharake.

Shqipëria ka opozitën që ka dhe nuk mund të prodhojmë një opozitë me dy identitete, njërën që e do Europën, kur flet në televizor dhe tjetrën që e sulmon natë e ditë për të mos u bërë pjesa jonë. Opozitë është ajo që bën betejat publike dhe Lulzim Basha i ka bërë betejat e tij kundër këtij procesi. Të paktën ta marrë përsipër dhe t’ia njohim si meritë.

Çdo vend ka opozitat e tij antiperëndimore. Madje, tani jetojmë në një kohë që dhe vetë vendet Perëndimore janë kundër politikave perëndimore të integrimit. Gjermania, Franca, Anglia e ndoshta Italia në radhë po nxjerrin në horizont liderë kundër integrimit.

Edhe ky vend ka plot antiperëndimorë, bile ndoshta më shumë se sa ka vota personalisht Lulzim Basha. Ai mund të jetë dhe lideri i tyre. Nuk është ndonjë turp më i madh, se ato që ka bërë deri më sot.

/gazetatema.net/

Etiketa: betejatdhëmb për dhëmbDimri i MadhIsmail KadareLulzim BashaMero Bazeopozitapërkthyesi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
E vërteta e dëshpëruar e Ilir Metës

Tirana e Erion Veliajt dhe Shqipëria e brezit tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com