Përse Nikollë Lesi i prish punë Ilir Metës? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse Nikollë Lesi i prish punë Ilir Metës?

14:53 | 22/10/2016
në Opinion
0

Nga Arben Llalla

Nikollë Lesi, ish-deputet demokristian, është i mirënjohur në media për aftësinë e tij të krijojë stuhi në gotë, të cilat i konvertonte në kopje gazete. Por, nuk është shumë i mirënjohur në rolin e këshilltarit politik. Sipas parimit të Makiavelit princi i mirë është ai që zgjedh këshilltarë të zotë. Në këtë pikë Ilir Meta ka gabuar, sepse nuk e ka qëlluar mirë sa duhet këshilltarin. Me ç’duket Makiavelit nuk ia ka haberin as kreu i LSI-së, jo më Nikolla. Kjo, sepse librat duhen lexuar, jo parë nga jashtë. Nejse, kjo është temë tjetër.

Gazeta “Koha Jonë”, e cila drejtohet nga Nikollë Lesi bën një shkrim që në pamje të parë ngjan me një këshillë për kryeministrin Edi Rama se investimi për PDIU-në është i kotë. Në fakt, Nikolla ka të drejtë. Është investim i kotë, sepse nuk ka investim fare. Kreu i qeverisë së Tiranës ka deleguar aspak pushtet tek ajo që Nikolla e quan parti çame, megjithëse po fiton beteja politike të mirëfillëta me këtë parti.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këshilla e Nikollë Lesit do të kishte kuptim dhe do të hante debat, nëse thuhej që Shpëtim Idrizi nuk duhet të investojë tek ky koalicion, sepse është investim i kotë. Në këtë rast polemika mund të ishte e shëndetshme, argumentet pro dhe kundër mund të ishin interesante për të gjitha qëndrimet e larmishme.

Por, Nikollë Lesit miku i tij që i ka marrë përsipër shpenzimet sezonale, nuk ia ka shpjeguar si duhet këndvështrimet. Më e keqja, kështu si artikulon “Koha Jonë” këshillën prish punë. I prish shumë punë, madje porositësit të shkrimit, sepse ngjan sikur LSI po i lutet Edi Ramës që të bëjë koalicion veç me të. Duket LSI-ja si e dashur e braktisur që po përzvalet në pikëllim.

Nikollë Lesi tenton të luajë rolin e parashikuesit, kur nis e mat forcën elektorale të PDIU-së, duke u munduar ta kufizojë si parti krahinore e fokusuar vetëm në një problem, Çështjen Çame.

Me thënë të drejtën Nikolla nuk është shquar ndonjëherë për kalkulime të mira politike. Përherë është bërë me humbësin dhe ka shkuar tek fituesi me një kohë vonesë. Me Ilir Metën grindej, kur ai ishte i fuqishëm si kryeministër. Merrte mendt’ e Blushit dhe hapte sherr me Nanon, Metën e Berishën. U bë deputet, pasi e uroi kundërshtarin për fitoren sikur me qenë amerikane dhe më pas u tërhoq që të merrte një mandat të vjedhur. U bashkua me Berishën, pasi e sulmoi në familje dhe ky me mund të madh e bëri zëvendësministër kulture, ku zyrën e kishte më të vogël se kabina e rojes në gazetën që drejton sot.

Pra, me pak fjalën Nikollë Lesi shpesh ia fut kot, por kjo nuk përbën më lajm. Ku ta di Nikolla që PDIU është forca e dytë në Tropojë dhe jo më që për pak ditë PDIU themelon degën e saj në Dropull. Nga ta di Nikolla që në Lezhën e tij këshilli bashkiak varet nga këshilltarët e PDIU-së dhe së shpejti do të ketë një deputet të kësaj partie. Kuptohet një deputet që nuk do të jetë Nikolla.

Ndaj, mirë është të këshillojmë Nikollën me dy fjalë miqësore: Honoraret meri se duhen, por mos i prish punë atij që të paguan. E ke dëmtuar shumë Ilir Metën me këshillën që i ke dhënë Edi Ramës, sepse duket sikur kryetari i Kuvendit po qahet, po lutet. E kupton sa shumë ia ke ulur stekën?

Etiketa: arben llallaDropullIlir MetaKoha JonëMakiaveliNikollë Lesistekë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Turizmi fetar dhe shëndetësor, rritet interesi për të vizituar Shqipërinë, konkurrenca e fortë

Turizmi fetar dhe shëndetësor, rritet interesi për të vizituar Shqipërinë, konkurrenca e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com