Përse e ngacmuat kot atë punën e Turit zonja ministre? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përse e ngacmuat kot atë punën e Turit zonja ministre?

15:35 | 11/09/2020
në Kryesore
0

Nga Mentor Kikia

Ministrja e Arsimit ia hapi edhe njëherë kapakun historisë së Turit të “famshëm” të provimit të maturës së këtij viti. Ajo, në një replikë me Monika Kryemadhin, shkruajti se përgjigjen e saktë të Turit e kanë gjetur 12 mijë maturantë, që do të thotë se pyetja ishte e drejtë dhe se maturantët ishin të përgatitur.

Zonjë!

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Le ta themi troç. Pyetja e Turit ishte idiotësi. Sepse, specialistët e asaj ministrie, prej kohësh, lodhen shumë të bëjnë pyetje me Turëra në të gjitha lëndët. Pyetje që nuk kanë për qëllim të kontrollojnë njohuritë e nxënësve, por synojnë të shpikin kleçka që t’i kapin “mat” ata.

Megjithatë, Turi është e keqja më e vogël e atij institucioni. Më e madhja është se asnjë qeveri nuk e ka konsideruar prioritet këtë fushë. Arsimi është parë si një aneks, dhe këtë e tregon edhe fakti që ai institucion ju besua edhe juve, pa njohuri dhe pa eksperiencë në këtë fushë.

Të jemi pak të qartë; shkollë nuk është ndërtesa zonja ministre. Dhe një shkollë e mirë nuk është një godinë e mirë, me çati të re dhe me mure ngjyra-ngjyra. Shkollë është ajo që bëhet brenda kësaj ndërtese. Unë, për shembull, shkollën 8-vjeçare e kam bërë në një ndërtesë, ku në dimër vinim kovën në mes të klasës të mblidhin shiun që pikonte nga tavani. Ngroheshim me një sobë dhe drutë i mblidhnim vetë. Por, ama në këtë klasë bëhej mësim.

Sot, ndërtesat e shkollave janë vërtetë shumë të mira, por ajo që bëhet brenda sikur nuk lë shumë vend për të qenë krenar.
Me shkollën këtu janë tallur zonjë, që ta dini. Mësuesit janë përdorur si turmë për të mbushur mitingjet partia në pushtet.
Pastaj, kur ndërronin qeveritë, fillonte heqja nga puna, duke nisur nga drejtori deri tek roja i shkollës dhe mësuesit e shkretë vraponin të ndërronin parti.
Pa folur për Turin e maturës, metodologjia e të cilit ndërronte sa herë ndërrohen qeveritë.

Sepse, çdo qeveri ka Turin e vet!

E keni vënë re që ne shpesh qeshim me formimin e brezit të ri? Por, ata janë viktimat zonjë dhe ne jemi autorët, sepse nuk ndërtuam një shkollë më të mirë për ta.

Ne nuk i mësuam që rruga drejt suksesit kalon nga puna, por ata vetë mësuan se kjo rrugë kalon nga forumi rinor i partisë.

Ne nuk i mësuam që modeli i tyre duhet të jetë ai që mëson e punon, por ata vetë mësuan se modeli është djali i zyrtarit të lartë që fshin djersët me euro në pub.
Shkollat duhet të jenë vatra të dijes dhe edukimit, qytetar dhe patriotic, por askush nuk ka dashur deri tani t’i bëjë të tilla. Çdo qeveri, prioritet ka patur rrugët apo sheshet e qyteteve (shkul pllaka e shtro pllaka), sepse aty ka tendera, e dihet çfarë sjellin tenderat.

Rrugët duhen, por ne kemi harruar se e ardhmja e kombit nuk ecën mbi asfalt, por mbi dije.

Ju nuk keni asnjë mëkat për këtë gjendje, ju thjeshtë bëtë atë që kishin bërë të gjithë, shtuat një tullë në një mur të shtrembërt. Fati juaj i keq është se do të mbaheni mend si ministrja e “Turit”, ndaj mirë është ta harroni këtë histori, meqë do të largoheni edhe nga Shqipëria.

Etiketa: Besa shahiniMentor KikiaMonika KryemadhiPërse e ngacmuat kot atë punën e Turit zonja ministre?troçTurizonja ministre

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Gjykatën Kushtetuese, kusht për konferencën e parë

KE thirrje Shqipërisë: Ngrini pa vonesë Gjykatën Kushtetuese, kusht për konferencën e parë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com