Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përplasjet me Shakohoxhën/ Plas “bomba” te Supersport, largohet pas 11 vitesh Ilda Bejleri

Nga Ejona 0

Pas lajmeve mbi lëvizjet e fundit, duket se “bomba” e vërtetë plasi në Supersport. Mësohet se Ilda Bejleri, prej 11 vjetesh gazetare sportive pas përplasjeve me Dritan Shakohoxhën po mendon seriozisht te largohet nga ky institucion.

Kjo media sportive duket se do te humbë kështu një nga gazetaret më të përgatitura dhe të dashura nga publiku. Ilda Bejleri njihet si një nga femrat më influente në ekranet sportive dhe rrjetet sociale krahasuar me koleget e saj. Edhe pse situata dukej normale në intervistën në grup tek “E diell”, ku ishin në studio vajzat dhe Dritan Shakohoxha, flitet se situata në zyrat e Supersport vlonte dhe debatet kishin marrë rrugë. Nuk dihen arsyet e “urrejtjes” së Dritan Shakohoxhës ndaj Ilda Bejlerit, por njerëz afër tyre tregojnë se gjithçka lidhet me protagonizmin në kanalin Supersport.

Burime për newsport tregojnë se bukuroshja e medias sportive i ka folur shoqeve të saj për largimin e mundshëm që pas debatit me Shakohoxhën duket se po bëhet realitet. Tashmë pritet vetëm që Ilda ta bëjë vetë zyrtare një gjë të tillë pasi praktikisht palët kanë mbyllur bashkëpunimin.

/newsport.al/

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej