Përplasje në Kuvend, deputetët e Berishës nuk pranojnë përjashtimin nga grupi parlamentar i PD – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përplasje në Kuvend, deputetët e Berishës nuk pranojnë përjashtimin nga grupi parlamentar i PD

17:27 | 17/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Nisja e sesionit të ri të Kuvendit për vitin 2022, nuk mund të shmangte edhe krizën dhe debatet e forta që kanë përfshirë Partinë Demokratike këto muaj. Ditën e sotme, kryeparlamentarja Lundita Nikolla, ka lexuar emrat e propozuara nga selia blu, për largimin nga grupi parlamentar të PD-së të deputetëve që i janë bashkuar “Foltores” së Sali Berishës.

Deputetët që janë përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe që janë zëvendësuar edhe në Komisionet e Kuvendit, janë Tritan Shehu, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Ndërkohë, këto ndryshime nuk i pritën mirë deputetët që i janë bashkuar lëvizjes së ish-kryeministrit Berisha, duke reaguar ashpër ndaj këtyre ndryshimeve.

Read more

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

I pari që ka reaguar ndaj vendimit, ishte Edmond Spaho, i cili duke iu drejtuar kryedemokratit Lulzim Basha tha se pas përjashtimeve e vetmja gjë që i ka mbetur janë internimet.

“Nuk e kisha menduar kurrë që Lulzim Brava do të na sillte edhe njëherë kohën e  diktuturës ku njerëzit përjashtohen e internohen. Po pres të më njoftojë fisin ku do të më internojë.  Nuk më përjashton dot njeri mua nga Grupi Parlamentar i PD. Nga PD nuk më përjashton dot ai që ka humbur 4 palë zgjedhje, ai që futi kriminelë në selinë e PD dhe thirri policinë kundër protestuesve. Do të ndihem edhe më i lirë për të thënë se nuk ka të ardhme me këtë. Me një njeri që vetëm përpiqet të mashtrojë  kryesinë e PD për të ruajtur karrigen. Por do t’i vijë dita kur demokratët do t’i japin atë që meriton”- u shpreh Spaho.

Ndërkohë menjëherë pas tij, ka reaguar edhe Tritan Shehu, i cili është shprehur se vendimi për të përjashtuar atë dhe deputetë të tjerë nga grupi parlamentar i PD është nul. Shehu kërkoi nga kryetarja Lindita Nikolla që të mos bëhet palë dhe të paraqesë dokumente e fakte që shtrembërojnë realitetin.

“I uroj të gjithëve fillimin e këtij sesioni. Po fillojmë keq, po fillojmë me dokumente nul. Ju jeni në dijeni të ndryshimeve që ka partia pas Kuvendit e referendumit të datës 18. Ato janë dokumente që duan të bëjnë veprime staliniste, por në një realitetet tjetër. Ju bëj thirrje që të mos bëheni bashkëpunëtore dhe të behën palë me këto ndryshime anti-kushtetuese.

Prandaj, para se t’i referoheni dokumenteve, duhet të verifikonit, thërrisnit dokumentet që kanë ardhur dhe më pas të paraqiste Kuvendi ato dokumente që janë paraqitje e shtrembër e realitetit. Ne duhet të ecim përpara bazuar me situatën e re të krijuar” – u shpreh Shehu.

Deputeti Oerd Bylykbashi, tha se një nga deputetët e pezulluar sipas vendimit të Këshillit Kombëtar të PD nga grupi parlamentar, ka kundërshtuar ndryshimet e propozuara nga PD, të cilat janë lexuar sot nga kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla.

“Ju jeni në kundërshtim me ligjin. Ne jemi deputetë të Republikës së Shqipërisë dhe kushtetua përcakton që mandati ynë është i pakushtëzuar. Deputetët formojnë grupin parlamentar dhe jo partitë. Grupet parlamentare formohen mbi bazën e rezultateve të deklaruara nga KQZ, i cili ka emër për emër përbërjen e grupit parlamentar. As ju dhe as ku kuvend nuk e ndryshon dot. E vetmja mundësi që jep rregullorja kur deputeti largohet me dëshirë nga grupi, askush nuk është larguar. Ju keni bërë vetëm një njoftim, njoftim i paligjshëm, personat që e kanë sjellë nuk kanë asnjë funksionon. Ne kemi zgjedhur të kandidojmë, jemi zgjedhur me PD, jemi deputetë të PD. Ju ftoj si kryetare e Kuvendit dhe maxhorancën dhe kolegët e mi, qe ta refuzojnë shkeljen e Kushtetutës dhe Rregullores, përndryshe këtu në parlament vendoset një precedent i rrezikshëm që cenon përfaqësimin” – deklaroi Bylykbashi.

Ndërsa deputeti Flamur Noka, është shprehur se Komisioni i Rithemelimit Partisë Demokratike është i vetmi organ që merr vendime në këtë parti i dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit. Noka u shpreh me tone të ashpra ndaj kryedemokratit Basha duke e akuzuar atë se është marrë peng nga regjimi i Edi Ramës.

“E kuptojmë që ju jeni e pafajshme në këtë gjë pasi keni marrë urdhër nga shoqata e bunkerëve e bravave, e kuptoj se ju duhet një shoqatë e tillë sepse në këtë mënyrë ju mendoni se do ta fusni në thes opozitës dhe do të shuani pluralizmin Deputetët nuk janë peng pavarësisht se ju keni marrë kreun e kësaj shoqate peng. Ju bëj me dije se me shkresën drejtuar juve, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, si organ i vetëm nga Kuvendi Kombëtar ka marrë vendime. Është shkarkuar çdo institucion e drejtues të PD-së. Deri me 22 mars PD përfaqësohet vetëm nga ky Komision. Kuvendi mori vendimin edhe për një referendum. Ju ka ardhur shkresa me firmë dhe me vulë.  Ju komunikoj se ka vetëm një organ statuor në PD që është Komisioni i Rithemelimit. Pengut mund t’i ndërtoni bunker edhe këtu edhe në Surrel” – u shpreh Noka.

Edhe deputeti, Belind Këlliçi reagoi pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, u shpreh se i cili i ka kërkuar Nikollës që të tërheqë njoftimin që bëri duke thënë se nuk është në kompetencat e saj.

“Meqë po përmendni rregulloren këtu dhe të gjithë procedurës standarde ju bëj me dije në rast se nuk keni lexuar kreun 3 nenin 15. Formimi i grupeve parlamentare, deputetet mund të formojnë grupe sipas përkatësisë parlamentare. Çdo deputet ka të drejtë të largohet nga grupi parlamentar, ai për këtë duhet të lajmërojë byronë e kuvendit. Nuk ka ndonjë kërkesë të ndonjë deputeti për tu larguar nga grupi i PD.

Nuk e di ku  e keni dispoizitën në atë vendim që bëtë. Është e trishtë që ju merrni  atributin të vendosni se kush janë deputetët e PD por ju s’keni  asnjë lidhje me PD dhe situatën në PD. Ju kërkoj sinqerisht të zbatoni detyrën tuaj kushtetuese, dhe të tërhiqni njoftimin që bëtë sepse nuk  është në kompentencat tuaja” – tha Këlliçi.

Kujtojmë në parlament ndodhet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Etiketa: deputetetKuvendPDperjashtimipërplasja

Të Lidhura

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

nga 27
20:41 | 02/06/2026
0

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Laç–Patok, duke i marrë jetën një 37-vjeçari dhe duke çuar në arrestimin e...

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

nga 27
19:22 | 02/06/2026
0

Sot po mbahet dita e tretë e protestës për Zvërnecin. Qytetarët janë mbledhur përpara Kryeministrisë, të cilët kanë mbajtur fjalime...

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

nga 27
19:08 | 02/06/2026
0

Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me kundërshtimet dhe protestat e organizuara ndaj...

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

nga 27
17:42 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Para

“A duhet të shqetësohet BE?”/ Erdogan: kapet ngushtë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok

20:41 | 02/06/2026
Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

19:22 | 02/06/2026
Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –

19:08 | 02/06/2026
Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –

17:42 | 02/06/2026
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –

15:56 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –
  • Investimet strategjike në turizëm janë një mundësi historike për zhvillimin e Shqipërisë –
  • Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum! –
  • Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora –
  • Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Arrestohet shoferja pas aksidentint me vdekje në rrugën Laç-Patok
  • Shqipëria është e jona. Ju jeni hajdutë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com