Të paktën 12 persona janë plagosur si pasojë e përplasjeve të ashpra mes protestuesve dhe policies tek Astiri.
Burime nga Spitali Universitar i Traumës bëjnë me dije se aktualisht po marrin trajtim mjekësor 5 efektivë policie dhe 7 protestues.
Po ashtu mësohet se asnjë prej personave të lënduar nuk është në rrezik për jetën. Ndërkohë që spitali është në gatishmëri të plotë.