Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në pranë fshatit Bushnesh në autostradën Milot- Thumanë.
Nje motor është përplasur me trafikndarësen, e për pasojë drejtuesi i tij ndodhet në gjendje të rëndë.
35-vjeçari Luan Kola është dërguar menjëherë në spitalin e traumës në Tiranë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit.