Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në përmbytjen e aksit Tiranë-Durrës me 30 nëntor.
Dëmet e përmbytjeve arrijnë milionë euro, ndërsa Prokuroria aktualisht është në fazën e verifikimit të saktë të dëmeve.
Pas kësaj përmbytjeje që bllokoi rrugën nga mbrëmja e 30 nëntorit deri në mesditën e 1 dhjetorit, të shumtë ishin zërat opozitarë që fajësun mbjelljen e palmave.