Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përkujtimi i Holokaustit, kancelarja Merkel për herë të parë në Aushvic

Nga Klodiana 0

Kancelarja Gjermane, Angela Merkel vizitoi për herë të parë kampet e përqendrimit të Aushvic.

Merkel bashkë me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki, kaluan portën famëkeqe ku regjimi nazist torturoi dhe vrau miliona persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin hebrenj.

Merkel dhe Morawiecki nderuan viktimat e Holokaustit duke vendosur kurora me lule në monumentin “Muri i Vdekjes” të bllokut 11 në memorialin e kampit Aushvic.

Gjatë kësaj vizite, Merkel njoftoi se qeveria gjermane do të dhurojë 60 milionë euro për të ndihmuar në ruajtjen e këtij vendi që dëshmon makabritetet e regjimit nazist.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej