Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Përjashtimi i “Gruas së Azemit” dhe “Nënës së Rudinës”

Nga 27.al 0

Nga Mentor Kikia

KPK vendosi ta largojë Fatmira Hajdarin nga sistemi gjyqësor. Vetë Fatmira tha se e priste këtë vendim. Po ashtu, shumë njerëz të sistemit që e njohin Fatmirën, e prisnin që ajo të ikte, pa ia ditur numrin e apartamenteve apo pasurive të tjera.

Nuk di të them nëse Fatmira Hajdari ishte më shumë apo më pak e korruptuar sesa të tjerët që kanë ikur para saj. Por, ajo ishte e korruptuar dhe kjo mjafton për të qenë një model i shëmtuar i drejtësisë. Mund të pyesni që përse po ndalem tek Fatmira Hajdari, kur ka nga këta tregtarët e ligjit që janë edhe më zi se ajo.

E di, por Fatmira është një tjetër referim.

Ajo është gruaja, që çdo 12 shtator merr pjesë në një ceremoni përkujtimore të bashkëshortit që është ngritur në piedestal, edhe pse u vra për arsye jo politike. Ajo e mori karrigën e gjykatëses, karrigen më të shenjtë në strukturat e një shteti, pikërisht sepse ishte gruaja e Azemit. Ajo bëri karrierë sërish për shkak të mbiemrit. “Gruaja e Azemit” ishte një titull më vete, që i dha asaj garanci dhe mburojë. Dhe së fundmi, ajo është nëna e një gruaje të re, që u bë deputete pikërisht pse ishte “Vajza e Azemit” dhe i printe deri dje një grupi deputetësh të quajtur “Opozita parlamentare”. Edhe kjo grua, sërish nën emrin dhe “idealet” e të atit, ka marrë flamurin e luftës politike kundër qeverisë dhe opozitës jashtëparlamentare.

Bërtet shpesh në podium dhe para kamerave për njerëz që s’kanë bukë të hanë dhe familje që s’kanë para për ilaçet e fëmijëve. Rudina Hajdari po përpiqet të shndërrohet në një lidere e re politike dhe si kauzë ka pikërisht luftën ndaj korrupsionit. Ajo nuk e mbrojti nënën e saj, dhe mbështeti reformën. Por, sërish “Gruaja e Azemit” ia ka hapur një gropë të madhe në rrugë “Vajzës së Azemit”. Rasti i Famtirës nuk është thjeshtë rasti i një gjykatëseje të korruptuar, por rasti i abuzimit me privilegjet që të krijon një rrethanë historike, siç është vrasja e Azemit, që e bëri atë një hero.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej