Përgjumja e shqiptarëve në Maqedoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjumja e shqiptarëve në Maqedoni

16:15 | 24/12/2018
në Uncategorized
0

“Një popull që flen, ai popull vdes” (Ismail Qemal Vlora)

Nga Arben Llalla

Më në fund partitë politike shqiptare hoqën dorë butësisht nga kërkesat e shqiptarëve për barazi me qytetarët sllavë në Maqedoni. Prej shumë vitesh shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të mashtrohen nga intelektualët me kapacitete të kufizuara për interesa të tyre personale. Kaluan kaq vite dhe shqiptarët ende janë qytetarë të kategorisë së dorës së dytë, ku i mohohet shkollimi në gjuhën amtare si me qenë në shekullin XIX. Flamuri kombëtar tashmë me ligj është zvogëluar duke e humbur krenarinë shqiptare, shkatërrimi ekonomik i ndërmarrjeve të mëdha, degradimi i fesë e kështu me radhë. Për të larguar vëmendjen nga këto probleme shoqërore që ndeshen shqiptarët në Maqedoni, prej shumë vitesh sistemi shtetëror i ndihmuar nga grupe të ndryshme intelektualësh shqiptarë të vënë në shërbim të interesave sllave shpikin probleme të reja, të cilat nuk kanë lidhje fare me atë se çfarë po ndodh në të vërtetë me shoqërinë shqiptare. Kjo lloj metode hyn në luftërat e qeta, të cilat zhvillohen me “Armët e heshtura”.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Armët e heshtura janë avancuar si pasojë e zhvillimit ekonomik dhe teknologjik këto 30 vitet e fundit. Kjo ka bërë që pushteti të veprojë në kohën e duhur me anë të elitave të tij për të ndalur zhvillimin e klasës së mesme, e cila gjithnjë historikisht ka udhëhequr revolucionet. Kështu, sistemi shtetëror ka më shumë kontroll mbi popullin dhe pushtetin e gjerë duke bërë të mundur izolimin e tyre. Kuptohet se të gjitha këto bëhen që shqiptarët të mbeten të prapambetur dhe mos të kenë informacionet e duhura se çfarë po ndodh me botën përreth.

Kujtesa e dobët e votuesve shqiptarë ka bërë që askush të mos flasë dhe të shkruajë për të dënuarit padrejtësisht të rastit të Sopotit, për vrasjen dhe burgosjen e ish-ushtarëve të UÇK-së, rasti i Kondovës, për vrasjen e një studenti shqiptar më 2005 në dhomën e tij nga policia në Tetovë, për vrasjen e Harun Aliut, për burgosjen e shqiptarëve, rastit “Mostra”, rasti i Kumanovës, për rrahjet e nxënësve shqiptarë nëpër autobuzë, për premtimet që partitë shqiptare u betohen votuesve të tyre, e plot të tjera.

Shqiptarët në Maqedoni protestuam disa herë për luftërat qytetare në Egjipt dhe Siri duke kërkuar me të drejtë ndaljen e tyre dhe paqja të mbizotërojë në këto shtete, por shqiptarët kanë disa vite që nuk po protestojnë për të drejtat e tyre që shkelen çdo ditë me të dyja këmbët në Maqedoni. Deputetët shqiptarë, ata papagallët xhuxhmaxhuxhë që dikur çirreshin në emër të luftës dhe viteve të burgjeve të ish-Jugosllavisë janë fshehur pas gishtit, sepse i mbushën xhepat duke siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre me pasuri të bërë në emër të patriotizmit.

Është për të zënë kujën, kur shikon familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës së 2001 në një varfëri të thellë, prej kaq vitesh ata u mashtruan për pensione dhe përkrahje nga partia që thirren në emër të luftës, por në të vërtetë ajo është thjeshtë parti si shumë partitë të tjera që u përkasin vetëm dy-tre personave për përfitime biznesesh personale.

Dikur një ministër çirrej se janë ngritur komisione të punës për të krijuar bazën ligjore për t’u dhënë pensione, por në të vërtetë asgjë nuk u bë, çdo deklaratë e këtij ministri kokëtul kishte qenë gënjeshtër si shumë gënjeshtra që thonë përditë përfaqësuesit e votës shqiptare në Maqedoni.

Ende vazhdon të qarkullojë Enciklopedia e famshme sllave që ofendon kombin shqiptar dhe asgjë nuk u bë, as nuk u ndal e as nuk u korrigjua. Fëmijët shqiptarë mësojnë nëpër shkolla me tekste shkollore, ku fyhet kombi i tyre dhe asnjë inspektor i arsimit nuk ka kërkuar ndalimin e këtyre teksteve shkollorë.

Jemi dëshmitarë që arsimi shqip po degradon sot duke e ulur cilësinë e tij. Për pasojë ushqen me padije dhe mediokritet. Shtresat e ulëta sociale shkollohen me modesti duke bërë të mundur që hendeku midis klasës shoqërore të lartë dhe të ulët të ketë një hapësirë ndarje të pakapshme. Shumë njerëz janë pajisur me diploma të pamerituara, në fund të çdo viti shkollor brenda natës 10 njëshat mund të bëhen 10 dysha.

Dikur studentët shqiptarë quheshin me të drejtë studentë heronj, por sot Unionet e studentëve janë kthyer në vegla të partive politike edhe një Union i studentëve të pavarur që funksionojnë diku nga viti 2005-2007 u zhduk bashkë me daljen në “pension” të kryetarit të saj. (Siç duket shumica e shoqatave, partive apo organizatave shqiptare funksionimin e tyre e lidhin vetëm me emrin dhe figurën e kryetarit të saj). Nuk kemi dëgjuar prej kaq vitesh që Unionet e studentëve shqiptarë të protestojnë për të drejtat e tyre. Me ç’duket studentët janë të kënaqur me jetën e tyre studentore dhe programet mësimore në universitet që ndjekin. Ishte nder të diplomoje në Universitetin e Tetovës, tashmë ndihemi në turp, kur shikojmë se si diplomohen në Universitetin Shtetëror të Tetovës individë që nuk kanë mundur të marrin me meritë diplomën e shkollës së mesme. Nëpër institucionet shtetërore punësohen militantë partiakë, të cilët i përkasin shtresës së ulët të shoqërisë dhe jo individë që mund t’i ofrojnë zhvillim vendit dhe shoqërisë.

Shqiptarët në Maqedoni duken sikur janë përgjumësh, por kur do zgjohen atëherë shqiptarët në Maqedoni? Shqiptarët do zgjohen, kur të hanë shpulla deputetët e tyre në Kuvendin e Maqedonisë, kur të hanë shpulla ministrat shqiptarë nga huliganët sllavë.

Kjo gjë ka ndodhur edhe dikur me deputetët shqiptarë në Kuvendin e Perandorisë Osmane. Ishte Marsi i vitit 1911, deputeti Ismail Qemal Vlora kërkoi llogari për shpifje në një shkrim të botuar në gazetën turke “Le Jeune Turc” dhe deputeti xhonturk Dervish Beu duke vërejtur tonin e lartë të zërit, atëherë i ra me shpullë Ismail Qemal Vlorës. Deputeti shqiptar Hasan Prishtina reagoi duke thënë “Zotërinj, ta dini mirë se kjo ngjarje do të sjellë shumë të liga”. Më tej, deputetët turq të rinj i kërkuan ndjesë Ismail Vlorës, por shpulla e Dervish Beut e kishte bërë të vetën, nacionalistët shqiptarë ishin zgjuar nga gjumi i thellë nën jorganin e Perandorisë Osmane dhe pas më shumë se një viti Ismail Qemali shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë më 1912.

Etiketa: arben llallaHasan PrishtinaIsmail Qemal VloraMaqedonipërgjumjashpullaShqiptarët

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
“Më kapi prej fyti”, studentët në Vlorë shpërthejnë në akuza ndaj Ramës pasi braktisën sallën (film)

“Më kapi prej fyti”, studentët në Vlorë shpërthejnë në akuza ndaj Ramës pasi braktisën sallën (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com