• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimi i Sigurimit/ Çfarë tha Ngjela, Lubonja, Ziçishti e Fiqerete Shehu për vdekjen e Enverit

12:06 | 21/11/2016
në Uncategorized
0

Si u përgjuan të burgosurit politikë dhe armiqtë e klasës pas vdekjes së diktatorit në prill të vitit 1985.

Dokumente të shumta të Sigurimit të Shtetit pasqyrojnë mënyrën se si u prit vdekja e diktatorit në burgjet komuniste, por edhe jashtë tyre, atje ku ishin ata që quheshin “armiq të popullit”. Sigurimi i Shtetit ka përgjuar në çdo kënd të vendit, për të kuptuar se si po komentohej vdekja e diktatorit.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Përgjimi është kryer nëpër burgje, atje ku gjendeshin “armiqtë” e dalë nga radhët e partisë, ndër të cilët Todi Lubonja, Kiço Ngjela, Llambi Ziçishti e të tjerë. U përgjuan gjithashtu, e veja e Mehmet Shehut dhe ajo e Kadri Hazbiut bashkë me familjarët e tyre e të tjerë “armiqve të popullit”. Më poshtë botohet teksti i gjetur në dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Burrel, 13 prill 1985

agim-mero-dhe-todi-lubonja-300x264I dënuari Abaz Fejzo: Na la në burg. Na erdhi hakut të tërëve dhe na la në burg…

I dënuari Rrahman Përllaku: Edhe Enverit obeziteti ja solli diabetin. Kur vishte rroba ushtarake si …  gjatë luftës e ka mbajtur trupin shumë mirë. Komunikata thotë për varrosje, se për ballsamosje nuk do të vihej në komunikatë. Do ta varrosin e ballsamosin pastaj…

I dënuari Gjok Margjoni: …ec more, se kush është tuj ça kryet për të.

Qafë Bari Pukë, 14 prill 1985

Disa të dënuar në repartin nr.311 thanë:

Tani kaq e pati kjo histori, do të dalim nga burgu, asnjë vit nuk e mbushim. Kjo pritej prej vitesh, këta do të hanë kokën e njëri-tjetrit, tani prit nga dita në ditë të vijnë jugosllavët, ata këtë rast kanë pritur. Do të kemi ngjarje të jashtëzakonshme tani e tutje…

E patë? I madhi mbaroi, mbaruan edhe këta.  Lum ai që nuk i ka bërë kujt keq e mjerë ai që i ka bërë keq të tjerëve, se do i paguajë të gjitha. Forca e madhe dhe orteku i madh u përmbys…

Iku dhe mori fund diktatura e proletariatit…

Deri në fund të vitit do të dalim dhe nuk do të ketë burgje politike…

Burrel, më 25 prill 1985

Mihallaq Ziçishti: Ç’është kjo hata  që na gjeti? Erdhi e papritur fare, edhe unë nuk orientohesha dot. Udhëheqës që të ketë bërë kaq vepra nuk ka në asnjë vend!

Kiço Ngjela: Po Fiqiretja ka bërë letër? Ata që donin ta vrisnin!

Bardhyl Belishova: Po kjo gatishmëri tani edhe mbas varrimit?!

Batër  më 25 prill 1985

Avdyl Banushi: Ja edhe ai vdiq, veç vra e pre, mori në qafë dynjanë… Ç’e do, ka vdek një njeri, është puna tek klika komuniste, ajo do shuar… për ne është fitore, se e ka mbajtur 40 vjet në frena popullin tonë. Gjithë mineralet ja ka shitur shteteve të tjera, që të bëhej mirë me ta dhe të bënte politikën e tij…

enveri1985vdekur-noaTiranë 6 maj 1985

Fiqrete Shehu: Gjithmonë kam menduar se do t’i kalonte të 90-tat. Kisha ndërmend t’i shkruaja një letër Atij, se atje e kisha shpresën, ndërsa tani të gjitha m’u prenë. Në qoftë se do t’i kisha shkruar  udhëheqësit kryesor të Partisë,  isha e bindur se, jo për veten time, por për djemtë e mi diçka do të bënte.

Tiranë, 13 prill 1985

Llazar Lubonja, me banim në Tiranë, i vëllai i armikut Todi Lubonja, më datë 10/4/1985 është shprehur: …Vdiq një i madh, vdiq i madhi, këtë ma thotë telepatia ime, ai mori fund.

Aristidh Duri, me banim në Tiranë, jashtë përpunimit, më datën 11/4/1985, ka thënë: …Do të vija në shtëpi për të sjellë lajmin e gëzuar për vdekjen e udhëheqësit. Si mendon a do të kemi ndonjë ndryshim të gjendjes? …aman të shpëtojmë, ishallah të ketë ndryshime, se kjo situatë nuk durohet…

Skënder Ymeri, me banim në Tiranë, në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më 11/4/1985 ka thënë: …Sot kemi festë, doli fjala ime se ai vdiq, shyqyr që shpëtuam…

3Maksim Mano, me banim në Tiranë në përpunim 2/A për tendencë arratisje, më datën 11/4/1985 ka thënë: …Vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, por interesant është pse nuk bëhet pushim?

Liri Kupi, me banim në Sektorin Gradisht të rrethit të Lushnjes, e shoqja e Fatbardh Abaz Kupit, është shprehur: …Hë mo, se plak ishte ai, e sa deshët që të rronte?…

Fiqiri Belishova (vëllai i armikes Liri Belishova) duke biseduar me gruan e tij, kur ajo e pyeti për vdekjen e udhëheqësit:

– A e more vesh?

– Po, ju përgjigj ajo dhe nuk bëri asnjë bisedë tjetër. Televizorin nuk e hapën, ndërkohë vajza e tyre këndonte.

Kurbnesh, 6 maj 1985

Elena Azbiu, (vajza e armikut Kadri Azbiu), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë shtirej sikur qante me zë në banesën e saj.

Rrëshen 6 maj 1985

Drita dhe Gjergji Gjergo (vajza dhe dhëndri i armikut Beqir Balluku), ditën që vdiq udhëheqësi kryesor i partisë, bënin xhiro në qytet, qeshnin dhe i binin krahëve të njëri-tjetrit…

Një tjetër dokument pasqyron atë çfarë thanë diplomatët e huaj pak para vdekjes së diktatorit, pra kur ishte i sëmurë.

2

Etiketa: e vejaKadri HazbiuKiço NgjelaLlambi ZiçishtiMehmet ShehuRrahman PërllakuTodi Lubonja

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Mësuesja u dha nxënësve të saj një mësim që u bë thesar i çmuar

Mësuesja u dha nxënësve të saj një mësim që u bë thesar i çmuar

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023
Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

11:22 | 16/09/2023
Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –

12:57 | 15/09/2023
Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –

12:57 | 15/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –
  • Gjykata lë në burg 29 të arrestuarit e operacionit “Tempulli” –
  • Shisnin drogë në lokal, arreston katër persona në Krumë –
  • Beteja me flakët, flet kreu i Sindikatës së zjarrfikësve: Kopshtet në rrezik nga veshja…

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com