Përgjimet/ Basha: Rama peshku i madh,duhet të largohet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgjimet/ Basha: Rama peshku i madh,duhet të largohet

19:12 | 18/10/2017
në Shqiperi
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur Edi Ramës pas deklaratave të opozitës për përgjimet e bandës së drogës.

Basha thotë se antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm asokohe Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.

PESHKU I MADH DHE….I MADHI FARE
Prej dy ditësh shqiptarët janë ballafaquar me disa fakte të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë: antimafia italiane ka prova ligjore të trafikut të drogës dhe armëve të kryer nga një bandë kriminelësh shqiptarë të ndihmuar direkt nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues e oficerë të policisë.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Të njëjtën akuzë ka bërë edhe oficeri i policisë Dritan Zagani me fakte dhe prova që prej dy vitesh. Të njëjtën akuzë i kanë përësëritur Edi Ramës edhe disa përfaqësues të qeverive të huaja, sikurse më kanë informuar edhe mua si kryetar i opozitës.

Edhe përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar. Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve.

Dosja Habilaj-Tahiri e drejtësisë italiane ju tregon shqiptarëve dhe mbarë Europës, sesi krahu i djathtë i Edi Ramës është kapur në flagrancë në trafik droge, se si krejt shteti është kalbëzuar dhe është vënë në shërbim të trafikantëve.

Shqiptarët që në shumicë mezi mbyllin muajin shohin sesi trafikanti blen 9 mijë euro varësen për familjarët e ministrit të tij, se si Tahiri, kampioni i Ramës, merr 30 mijë euro për një ngarkesë, dhe se ka bërë të paktën 5 milionë euro në muaj.

Ndërkohë që ky skandal ka tronditur nga themelet Rilindjen, ka provuar kauzat e drejta te Opozites dhe e ka nxjerre Edi Ramen lakuriq para mbarë opinionit, ky vetë nuk ka kurajon të mbajë as më të voglën përgjegjësi, por vazhdon avazin e vjetër se fajin e ka opozita.

Edi Rama as nuk turpërohet, as nuk përgjigjet, as nuk mban përgjegjësi për një arsye të thjeshtë dhe të kuptueshme: Sepse është ai pas Saimir Tahirit, është ai pas cdo habili, është ai pas cdo shefi policie që ka ngarkuar thasët me drogë.

Ai si askush tjetër ka përfituar nga qindra milionë euro që erdhën nga droga dhe kanabizimi i krejt vendit, sepse i duheshin për të blerë votat dhe për të mbajtur pushtetin.

Shqiptarët e dinë tashmë, opinioni publik, dhe media ende e pakapur e ka kuptuar. Ndërkombëtarët po ashtu: as krimi, as trafiku i drogës, as përfshirja në to dhe as ndarja e pushtetit me kupolën mafioze, nuk mund të bëheshin pa dijeninë, lejen dhe mbrojtjen e Ramës. Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë.

Etiketa: edi ramakryetari i pdLulzim BashaSaimir Tahiri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Drejtori i Policisë së Durrësit: Në 15 ditë arrestuam 9 pjesëtarë të grupeve kriminale

Drejtori i Policisë së Durrësit: Në 15 ditë arrestuam 9 pjesëtarë të grupeve kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

15:30 | 20/05/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

15:08 | 20/05/2026
Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –

14:46 | 20/05/2026
Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –

14:22 | 20/05/2026
Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –

14:08 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –
  • Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –
  • Botërori 2026/ Tjetër problem i papritur 22 ditë para nisjes, shpërthimi i Ebolas në Kongo –
  • Përplasi makinën e policisë në Durrës nën efektin e alkoolit, lihet në burg 44-vjeçari –
  • Garda Revolucionare e Iranit kërcënon SHBA-në dhe Izraelin: Do t’ju shtypim! –
  • “Nëse Rama nuk vjen në interpelancë mos pranoni…”, Berisha porosi deputetëve një ditë para seancës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –
  • Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com