“Perandori ose syri i erërave”, rrëfimi dantesk i syrgjynosjes së Napoleonit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 “Perandori ose syri i erërave”, rrëfimi dantesk i syrgjynosjes së Napoleonit

11:12 | 02/02/2016
në Uncategorized
0

Në atë verë të vitit 1809, ujërat e qeta dhe të kthjellëta të gjirit të Kabrerës ndriçojnë me një dritë të keqe zbarkimin e nëntë mijë ushtarëve të ushtrisë perandorake. Ata janë syrgjynosur, pas kapitullimit në Baleare, në atë ishull të vogël të shkretë, pa ligje, pa shpresë, pa rrugëdalje, të robotizuar në copëza të hedhura në zbrazëtinë kozmike.

Një veteran i këtyre trupave napoleoniane propozon, më 1850, rrëfimin dantesk të tragjedisë. Nga e kaluara, si nga një pus pa fund, kujtesa nxjerr në sipërfaqe vuajtjet e këtyre ushtarëve, marioneta të thjeshta, kukulla të mjera të shpërfytyruara, pre të instinktit më kafshëror të mbijetesës; imazhi enigmatik i një togeri të ekzaltuar, hije shpirthumbur e perandorit e brejtur nga ambicia; dy motra të dashuruara me të njëjtin burrë, duke ia sakrifikuar ëndrrat e tyre etjes së tij për pushtet.

Si një rezonancë e rrymave të mëdha morale dhe ideologjike të Revolucionit Francez, protagonistët e Kabrerës janë hedhur në syrin e erërave përmes një Deus ex machina: masë ripërtypëse dhe e bindur, figura emblematike të dikotomisë së fuqishme të natyrës njerëzore, viktima të përjetshme të prirjes sonë të çmendur për të arritur gjithmonë të paarritshmen. Ky roman, me qasje njëherazi politike, filozofike dhe epistolare, regëtin nga një forcë e gjallë, madhështore dhe e dhunshme siç është shqiponja perandorake.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Fragment nga libri

“Nuk ia vlen ta vazhdoj këtë rrugë, jo. Ajo që u bë, u bë. Dhe nuk e ndreqim dot, sepse, siç kam zbuluar, e habitur, bota nuk ka të bëjë fare me gjëra që mund të ndreqen, bota është botë dhe, gjithsesi, jemi ne që e përjetojmë atë me një shpirt të tmerrshëm ose me zambak në dorë. Dhe nuk di se ç’jemi ne e kush jemi, Magdalena, kush jam unë?…

Çfarë ishim ne të dyja, Magdalena? Krijesa të kushtëzuara nga pritja: të presësh një dasmë, të presësh një psherëtimë, të presësh Kungimin e Shenjtë të Altarit, të presësh kalimin e ditëve të njëpasnjëshme që s’kanë të mbaruar dhe të natës së populluar me mungesa. Dhe ishim tetëmbëdhjetë vjeçe, dhe murgesha na kishte mësuar frëngjishten dhe na vinte të lexonim konteshën La Fajet dhe viskontin Shatobrian, çfarë emocioni zërat e tyre prej ndjenje të pacak, ndërsa në Alkerinë e Zezë, në Orlandis, në Qytet, në Majorka, gjithçka sikur ndodhte apo sikur ishte synonte pikërisht për ta ndrydhur dhe për ta fosilizuar. Kësisoj, ne prisnim vërtet Kalorësin e Heshtës dhe të Trëndafilit.

Asnjëherë s’kishim parë libra si ata të murgeshës, në shtëpi kishim vetëm “Mesharin romak”, një “Histori të Shenjtë” me vizatime, “Poezitë e kahershme” të mjeshtrit Bardolet, romanthin “Gretrudi” ose “Përshpirtnia birnore”… I dinim përmendësh. Nuk dinim asgjë.

Prandaj, Zherar dë Flëria, në atë pasdite dhe në atë çudi, nuk mund të ishte tjetërkush përpos atij që vinte i thirrur nga zemra e etur dhe e fshehur.

Ti i di të gjitha këto po aq mirë sa unë, Magdalena, ndonëse s’kemi folur për to: e mora me mend që e merrje me mend, kur të pashë tek e pe të hynte me mua në oborrin e Alkerisë së Zezë, të përbindshëm, të gjithë ne tek përftoheshim në lëpirje hijesh nën dritën e fenerit të portalit, që luhatej në errësirë nga të shtyrat e erës.”

Rreth autorit

Baltasar Poercel lindi më 1937 në Andrax, Barcelonë. Ai mbetet një nga figurat më të famshme të letërsisë katalane. Autor kronikash dhe romancier, Baltasar Porcel ka lënë një vepër të konsiderueshme, të vlerësuar me çmime prestigjioze, si: çmimi “Sant Jordi”, çmimi “Josef Pla” dhe Çmimi i Kritikës Letrare spanjolle për librin “Caballos hacia la noche”. Porcel u vlerësua, në vitin 1999, me çmimin letrar “Boccaccio Europa” në Toskanë për të gjithë veprën e tij. Ndërsa në qershor të vitit 2003, libri “Perandori ose syri i erërave” u nderua me Çmimin Mesdhetar për romanin e huaj. Ky roman është një ndërthurje e romanit historik, policor dhe ekzistencialist. Ai bazohet mbi një fakt historik: mijëra robër të ushtrisë së Napoleonit burgosen në ishullin e Kabrerës.

 Skeda:

Baltasar Porcel

Perandori ose syri i erërave

Përktheu: Bashkim Shehu

Lloji: Roman

Botimet Toena

Faqe: 288

Çmimi: 1000 lekë

Botuar në janar 2016

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Universiteti duhet t’i bëjë ballë ekstremizmit

Universiteti duhet t’i bëjë ballë ekstremizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com