• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Universiteti duhet t’i bëjë ballë ekstremizmit

11:20 | 02/02/2016
në Uncategorized
0

Profesor i American College London,Lawrence Phillips, bën një paraqitje të përballjes së studentëve me rrymat ekstremiste dhe radikale. Ai beson në forcën që universiteti ka për t’iu kundërvënë këtyre kërcënimeve nëpërmjet edukimit liberal

 Bota duket gjithmonë e më shumë një vend i frikshëm për të rinjtë. Viti i kaluar u mbyll me zhvillime të shumta në sferën e akteve terroriste dhe viti i ri 2016 duket se po ndjek të njëjtin shembull. Në të njëjtën mënyrë edhe politikat intolerante që po zbatohen nga refugjatëve në Perëndim po formon një lumë akuzash dhe komentesh negative, që padyshim formësojnë mendimet, dhe potencialisht edhe paragjykimet, për të rinjtë e brezit të ri.

Lexo edhe

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Ngjarjet e Parisit na bëjnë të vihemi në veprim për të luftuar ekstremizmin dhe të zhvillojmë te të rinjtë qasjen kritike ndaj ideologjive të rrezikshme për të shmanguar në këtë mënyrë radikalizimin e tyre. Ektremizmi është më shumë se një kryeneçësi apo një intolerancë e përgjithshme kundrejt të tjerëve. Ai përfshin në vetvete kundërshtimin ndaj besimeve themelore të shoqërisë. Radikalizmi pra është adoptimi i pikëpamjeve ekstreme në lidhje me politikën dhe besimin fetar duke shkuar drejt rrugës së dhunshme në përpjekjen për të mbështetur ide dhe aksione të caktuara.

Pozicionime të thjeshta

Është jetësore që universitetet të marin një rol udhëheqës në luftën ndaj përhapjes së keqinformimit, radikalizmit dhe frikës. Kjo është është e mundur kur studentët operojnë në një mjedis të sigurt që i lejon atyre të bëjnë pyetje dhe të shprehin ide pa u ndjerë të gjykuar për shkak të origjinës, besimit fetar, orientimit seksual ose çdo lloj tjetër karakteristike që i atribuohet grupeve minoritare.

Është e vështirë të shmangësh argumentet mbi edukimin utilitar dhe mendimin në lidhje me terrorizmin dhe debatin publik. Arsimimi ofron ingredientët kyç që duhen për t’i bërë ballë informimit viral dhe radikalizimit potencial duke u bazuar në mësimdhënien në evidenca që njihen gjerësisht si zgjidhje për ndërtimin e qëndresës ndaj ekstremizmit te të rinjtë, mungesës së egos për arritje personale, mungesës së vetëbesimit apo ndjenjës së përjashtimit nga shoqëria.

Në maj të vitit 2011, Departamenti i Arsimit nën kujdesin e qeverisë përpiloi një raport kërkimor me titull “Trategjitë e mësimdhënies që ndihmojnë në ndërtimin e rezistencës ndaj ekstremizmit te të rinjtë.” Raporti sugjeronte se programet e mirë-hartuara mësimore duhet:

  • Të perceptohen si të kënaqshme nga ana e pjesëmarrësve dhe të jenë të ndryshme nga leksionet e “zakonshme” duke nxitur debatin dhe punën në grup me qëllim ndalimin e paragjykimit për çështje kontroverse.
  • Të fiksohen objektiva të qartë për ndërtimin e ndjenjës së pronësisë dhe të nxitet pjesëmarrja me anë të projekteve krijuese.
  • Të rinjtë duhet të ndjejnë se janë vetë udhëheqës dhe marin përgjegjësi. Në këtë mënyrë ngrihet vetëbesimi.
  • Të prodhohet diçka reale duke inkurajuar studentët të punojnë së bashku duke transmetuar aftësitë te njëri-tjetri.

Debati mbi hartimin e politikave

Raporti i drejtohet në mënyrë specifike arsimit bazë dhe atij të mesëm në Britani, por pse duhet të ndalojmë atje? Ekzistojnë argumente të fuqishëm që shumë nga këto pika duhen implementuar edhe në arsimin e lartë. E publikuar fillimisht në vitin 2011, “Strategjia e parandalimit” si pjesë e strategjisë anti-terrorizëm vendos sanksione për të parandaluar hyrjen dhe veprimin e terroristëve dhe ekstremistëve në Britani. Universiteteve, të cilat janë të konceptuara si një arenë e shtjellimit të ideve dhe debatit civil, u është kërkuar që nëse është e nevojshme të ndalojnë folës në institucionet dhe të raportojnë studentët që shkaktojnë shqetësim për autoritetet përkatëse.

Kjo qasje duket qartë që e ka humbur betejën e saj në universitet, pasi universiteti nuk duhet të promovojë “fortësinë” por mbi të gjitha duhet të zhvillojë gjykimin kritik dhe elasticitetin në të menduar. Është një zonë e debatit ku profesionistë të rinj shkëmbejnë idetë dhe nuk mund të bjerë në kërkesat e anti-terrorit.

Edukimi liberal

Në një kohë kur disa programe kërkojnë një specializim të thellë, studentëve u duhet gjithashtu të zgjedhin mes një numri të madh lëndësh me synim formimin e përgjithshëm përtej formimit profesional. Në përgjithësi këto lëndë synojnë të nxisin mënyrën kritike dhe shkencore të të menduarit, vlerësimit të artit dhe kulturës, njohjen e kulturave të tjera të panjohura dhe përmirësimin e aftësive komunikuese.

Edukimi liberal, i zgjeruar në një mjedis global, ndoshta është përgjigja më e mirë për luftën ndaj zhvillimit të ekstremizmit dhe radikalizmit te studentët. Benefitet e programeve të tilla konsistojnë në forcimin e diskutimit dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mes studentëve.

Mësimnxënia efektive mbështetet në respektin ndaj mendimeve të personave të tjerë, edhe pse mund të jenë të kundërta me tuajat. Nuk ka një metodë perfekte dhe natyrisht emocionet shpesh herë janë kërcënueset më të mëdha të debateve konstruktive. Kjo është edhe e bukura e demokracisë – nuk bëhet fjalë për të konverguar një sistem specifik por për të ndërtuar një komunitet të sigurt nga pikëpamja kulturore dhe intelektuale që i lejon çdo kujt për t’u shprehur.

* Lawrence Phillips është profesor në American College London, Britani.

Të Lidhura

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

Ushtrimet fizike që ju eksitojnë për 3 minuta –

nga 27
16:28 | 14/06/2023
0

Një studim i ri sugjeron se meshkujt që kryejnë vetëm disa minuta ushtrime të forta kanë më shumë gjasa të...

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

Vuçiç ishte në ambasadën ruse në Beograd kur u rrëmbyen 3 policët shqiptarë –

nga 27
16:12 | 14/06/2023
0

Media serbe “Nova.rs” raporton se Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në momentin kur brenda territorit të Kosovës u rrëmbyen tre...

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

Shtëpia e Bardhë konfirmon vizitën e Blinken në Pekin –

nga 27
15:58 | 14/06/2023
0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar vizitën e shumëpritur të Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken në Kinë këtë fundjavë...

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

Al Khelaifi kërkon 100 mln euro plus një nga super yjet e Real Madrid për Mbappe –

nga 27
15:54 | 14/06/2023
0

Lamtumira e të lindurit në Bondy nga PSG-në duket se do bëhet, diçka që do të ishte shumë afër të...

Para
Llalla: Po hetojmë disa zyrtarë të lartë për korrupsion

Llalla: Nuk ndalemi tek Ksera, arrestimet do të vazhdojnë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com