Për një plesht djeg jorganin

Duhet të lëçisni

Nuk ka bashkëpunim, talibanët ekzekutojnë drejtuesin e ISIS bashkë me 8 oficerë të tjerë

Ish-kreu i grupit terrorist ISIS-K, Abu Omar Khorasani është ekzekutuar dje në një burg në Afgansitan, njoftonte qeveria talibane. Ai ka qenë drejtues i degës...

Përfundon mbledhja e PD-së, Basha jep deklaratë për mediat: Jemi kthyer në parlament për këto arsye

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Ai theksoi se qeveria Rama është fajtori...

Emërimi i Vlora Hysenit/ Kurti dhe Osmani e shkarkuan nga detyra, ndërsa Rama e punëson si këshilltare

Vlora Hyseni, nëndrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Lajmin e bëjnë me dije mediat kosovare,...

Një dorë make up para se t’i zëmë vendin mama Merkelit

Tani që zgjedhjet parlamentare mbaruan, ku fitues janë socialdemokratët e udhëhequr nga Olaf Scholz kancelarja Merkel qëndron në detyrë, derisa të krijohet qeveria e...

Nga Enkel Demi

Nëse dëshiron të kuptosh se sa malinje është politika shqiptare, mjafton të ndjekësh negociatat për reformat apo në momentet kyçe të një krize. Në mbrëmje vonë Këshilli i Legjislacionit nuk e gjeti fjalën për çështjen e formularit të dekriminalizimit. Opozita që është fitimtarja e kësaj beteje kërkon që në formularin e vetëdeklarimit të shënohet: “A jeni arrestuar ndonjëherë?”, kurse shumica shënon pyetjen “A je dënuar ndonjëherë me vendim të formës së prerë?”. Të dyja palët nuk kanë hall të ecin para në këtë udhë, por kapen sipas interestit të çastit tek rastet e veçanta. Demokratët dëshirojnë të kthejnë në simbol Armando Prengën, kurse socialistët Arben Ristanin. Të dyja palët ecin me parimin fort të lëvdueshëm juridik që ka popullaritet në Shqipëri: “Për një plesht djeg jorganin”.

Tani këtu nis edhe halli. Nëse na kalon formulari i demokratëve çfarë do të na ndodhë nëse dikush arrestohet nga policia fjala vjen gabimisht, sepse i ngatërrojnë emrin? Kështu të plasin brenda, se fjala vjen Ilir Hoxha ka me qindra në Shqipëri dhe shumë prej tyre mund të kenë precendentë penalë. (U kërkoj ndjesë njerëzve që kanë këtë emër dhe mbiemër.) Derisa të sqarohet kjo çështje mund ta kalosh për fat të keq në qeli. Tani, një njeri i tillë, meqë paska qenë i arrestuar nuk duhet të bëhet deputet? Po kështu mund të qëllojë që për gjëra që të rrëshkasin nga dora të përfundosh në polici.

Në krahun tjetër është Arben Ristani, i cili na është dënuar. Përse ra në burg? Taulant Balla e di që arsyeja e vërtetë ishte se ai si gjyqtar nuk dha një dënim të rreptë për Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën, të cilët akuzoheshin nga pushteti për nxjerrje të sekretit shtetëror. Pra, Ristani në këtë rast i bie më shumë i dënuar i ndërgjegjes se i ndonjë vepre tjetër. Po sikur Fatos Nano të kërkojë të rizgjidhet deputet do e vlerësojmë si të dënuar të formës së prerë?

Natyrisht, ata që janë ulur në tryezën e marrëveshjes i dinë këto gjëra, madje kam përshtypjen shumë më tepër, por janë të marrosur pas cic miceve, sepse nuk duan zgjidhje. Para shumë vjetësh gjithë politika shqiptare, trupi diplomatik, emisarët e Brukselit dhe Strasburgut merreshin me çertifikatat dhe një palë zgjedhje vendore që desh e çuan vendin në zgrip. Akoma më tej në kohë në Rogner vinte Vranicki që përfundoi me ezaurim nervor, sepse e kishte të vështirë të kuptonte sherrnajën, për të cilën kishim marrë pushkën. Edhe më thellë në vite ishte Princ Vidi që u përball me “Dum babën!”, ndaj i doli me qarrin t’ia mbathte.

Tash me siguri do rinisë shëtitja e çiftit Lu-Vllahutin për çështjen e pyetësorit dhe Fevziu e kapi një tjetër emision me “rob shpie”.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Nuk ka bashkëpunim, talibanët ekzekutojnë drejtuesin e ISIS bashkë me 8 oficerë të tjerë

Ish-kreu i grupit terrorist ISIS-K, Abu Omar Khorasani është ekzekutuar dje në një burg në Afgansitan, njoftonte qeveria talibane. Ai ka qenë drejtues i degës...

Përfundon mbledhja e PD-së, Basha jep deklaratë për mediat: Jemi kthyer në parlament për këto arsye

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së. Ai theksoi se qeveria Rama është fajtori...

Emërimi i Vlora Hysenit/ Kurti dhe Osmani e shkarkuan nga detyra, ndërsa Rama e punëson si këshilltare

Vlora Hyseni, nëndrejtore e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, është emëruar këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Lajmin e bëjnë me dije mediat kosovare,...

Një dorë make up para se t’i zëmë vendin mama Merkelit

Tani që zgjedhjet parlamentare mbaruan, ku fitues janë socialdemokratët e udhëhequr nga Olaf Scholz kancelarja Merkel qëndron në detyrë, derisa të krijohet qeveria e...

PD kërkon komision hetimor për 25 Prillin, Basha: Buka dhe tre prioritetet e PD-së

Mes debatit dhe çarjes së bazës për shkak të përjashtimit të Sali Berishës, situata brenda PD-së nuk është aspak e qetë. Megjithatë Lulzim Basha...