Pendarovski kundër “Ballkanit të Hapur”, Zaev: Qëndrim i pakuptueshëm dhe negativ! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pendarovski kundër “Ballkanit të Hapur”, Zaev: Qëndrim i pakuptueshëm dhe negativ!

15:57 | 16/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev  i është përgjigjur presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski ku tha se është kundër Ballkanit të Hapur nëse në të nuk marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në një intervistë për TV21 është shprehur se është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit.

“Pamë në të kaluarën se çfarë do të thotë Ballkani i mbyllur dhe për këtë është i paarsyeshëm çdo deklarim kundër Ballkanit të Hapur. Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit nuk ka asnjë lloj ingerence në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e futjes së One Stop Shop kalimeve për kalim të shpejtë të kufijve, në pjesën e njohjes së lejeve për punë dhe diplomave. Nga këtu, edhe pse nuk i arsyetoj kundërshtimet ndaj Ballkanit të Hapur nga ana e Pendarovskit, nuk jam i shqetësuar, sepse jam i bindur se institucionet me përkushtim do të punojnë në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët, po aq siç jam i bindur se shumica e madhe e popujve të shteteve tona janë pro miqësinë tonë dhe miqësinë e mirë, PËR zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik dhe PËR heqjen e shpejtë të të gjitha pengesave të cilat kanë dalë nga kufijtë. Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev.

Read more

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

Ndërkaq Pendarovski gjatë vizitës së tij në Prishtinë, i pyetur për Ballkanin e Hapur, deklaroi: “Kur u paraqit propozimi i parë në vitin 2019, unë isha presidenti i parë që deklarova rezerva për iniciativën (Ballkani i hapur). Pse? Sepse konsiderova se nëse ajo iniciativë do të ishte përpjekje për restaurim të ndonjë Jugosllavie, unë jam kundër. E dyta – nëse kjo iniciativë është alternativë apo kompensim i aspiratave evropiane apo kompensim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, unë jam kundër. Nga të gjithë pjesëmarrësit në të, përfshirë edhe kryeministrin tonë, Zoran Zaev, mora garanci se ideja e tyre nuk është e tillë. Kjo ishte në momentin kur u lansua iniciativa. Sot, e them atë që e përsëris me të gjithë bashkëfolësit e mi ndërkombëtar në dy vitet e fundit se kjo iniciativë ka mangësi që në fillimet e saj, sepse në vend se të marrin pjesë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë vetëm gjysma. Dhe, qëndrimi im edhe më tej do të jetë – se derisa nuk kjo iniciativë nuk i përfshinë të gjithë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, nuk do të jetë e suksesshme. E fundit – qëndrimi im dhe i kreut shtetëror të Maqedonisë së Veriut është se “Ballkani i Hapur”, me pretendimin që të përfshijë gjashtë shtetet e rajonit, mund të jetë vetëm një mjet, vetëm një nga instrumentet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ekonomik, tregtar dhe politik dhe “Ballkani i hapur”, ashtu e kemi trajtuar dhe ashtu do ta trajtojmë, mund të jetë vetëm pjesë e Procesit të Berlinit, të jetë një aspekt i Procesit të Berlinit, sepse Procesi i Berlinit, sipas bindjeve të mija të thella, është një iniciativë që ka institucione, ka resurse”, tha Pendarovski.

Etiketa: kunder ballkanit te hapurStevo PendarovskiZoran Zaev

Të Lidhura

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

nga 27
09:12 | 06/04/2026
0

Investimet shqiptare jashtë vendit arritën një rekord të ri historik vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë,...

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

nga 27
08:28 | 06/04/2026
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Lezhës të dielën, rreth orës 23:00, në lagjen Besëlidhja. Sipas Policisë, ngjarja...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:18 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

nga 27
08:16 | 06/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje me një deklaratë kontradiktore sa i përket besimit të tij. Teksa po jepte një...

Para
Berisha: Qeveria ka marrë peng udhëheqjen e PD, Yuri Kim kataliste për gjendjen e krijuar

Basha ndërroi bravat e selive të PD nëpër të gjithë vendin, reagon Sali Berisha

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –

09:12 | 06/04/2026
Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

08:28 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:18 | 06/04/2026
E kam të vështirë të them a besoj –

E kam të vështirë të them a besoj –

08:16 | 06/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:04 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • E kam të vështirë të them a besoj –
  • Këmbimi valutor 6 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 6 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Edhe kapitali po “emigron”, investimet shqiptare jashtë vendit arritën rekord të ri vitin e kaluar –
  • Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com