Mëngjesin e sotëm dy persona kanë përfunduar në spital ndërsa disa të tjerë janë dëmtuar lehtë nga aksidentet e pazakonta që kanë ndodhur në pedonalen “28 Nëntori” në Shkodër.
Kjo rruge muzeale, e njohur për gjelbërimin me pemën e blirit, sot në mëngjes u kthye në burim aksidentesh me biçikleta.
Lidhur me ngjarjen bëhet me dije se gjatë natës, lulet e blirit, kanë rënë në pedonalen dhe gjatë ditës ato e kanë krijuar një shtresë të rrëshqitshme. Kjo ka sjelle rrëzimin e mbi 10 qytetareve me biçiklete, ku dy prej tyre kanë përfunduar me urgjence në spital.
Së fundmi, për pasojë, policia bashkiake si rralle herë në Shkodër, detyroi ndalimin e lëvizjeve me biçikleta për qytetarët.