PDIU takim madhështor në Durrës/ Idrizi: Ne jemi parti e kauzave të të gjithë shqiptarëve (foto+film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU takim madhështor në Durrës/ Idrizi: Ne jemi parti e kauzave të të gjithë shqiptarëve (foto+film)

10:32 | 01/06/2017
në Shqiperi
0

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka hapur fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Durrësit. Në një takim madhështor në Durrës, kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark, ku lista kryesohet nga Krenar Lasko.

Idrizi u shpreh se PDIU do të ketë grupin e saj parlamentar pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

“Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të jetë një parti me grup parlamentar, që do t’i japi fytyrën e vet politikës shqiptare, do të bëjë presion për ta bërë çdo qeveri shumë më të ndjeshme karshi shqiptarëve dhe shumë më patriotike. Prandaj, unë ju ftoj që të votoni PDIU-në. Votoni numrin 13, sepse ne kemi një listë të shkëlqyer kandidatësh për deputetë në qarkun e Durrësit. Ne jemi partia e atyre që besojnë në Zot, besojnë në pronë, besojnë në familje. Ne jemi parti e kauzave dhe jo parti që kur vijnë në pushtet, bëjnë vetëm pauza e shohin interesin e tyre”,- u shpreh kryetari i PDIU-së.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Idrizi tha se PDIU ka qënë gjithmonë jashtë konfliktit dhe i sheh shqiptarët të gjithë bashkë.

“Ne e shohim që shqiptarët po ikin përditë dhe ky vend po shpopullohet. Politika duhet ta nisë korigjimin nga vetja. Ne kemi detyrim të bëjmë reforma, por së pari politika të shoh deformimin e saj, e pastaj të ketë mundësi të bëj reforma për shqiptarët. Ne nuk po shohim reforma, si nevojë shoqërore për ndryshim. 

PDIU ka qenë gjithmonë jashtë konfliktit, jashtë ndasive, jashtë kujtdo që i sheh shqiptarët të ndarë. PDIU është një portë e hapur për të gjithë shqiptarët, për të gjithë ata që mendojnë si ne, se kemi “Veç një Atdhe”. Ne padyshim do t’i ngrinim në këmbë djemtë dhe vajzat e Çamërisë  për ta çuar çështjen çame në malin e Sizifit. Unë jam i bindur që ne, këtë mal do ta kthejmë në drejtësi për çështjen çame”,- u shpreh Idrizi gjatë hapjes së fushatës në Durrës.

Kryetari i PDIU-së iu drejtua një nëne çame, duke i thënë se Çamëria ka vajza dhe djem të cilët do të çojnë në fund amanetin e të parëve.

“Më duhet t’i drejtohem një personi shumë të veçantë, që më ka bërë përshtypje që kur hyra në këtë sallë. Dua t’i drejtohem kësaj Nusë “nënës”. Të lutem çohu në këmbë dhe shiko se sa djem dhe vajza ka Çamëria dhe amaneti yt“- tha Shpëtim Idrizi.

Ndërsa kryesuesi i listës  për deputet të PDIU-së në qarkun e Durrësit, Krenar Lasko tha se: “PDIU është konsoliduar si një forcë politke me vizion të qartë. Ne jemi e vetmja parti që bashkon të gjithë shqiptarët. Ne jemi forca që përfaqëson të gjithë ata që kanë “Veç një Atdhe”. PDIU qëndron e patundur në aleancë me shqiptarët, larg konfliktualiteteve dhe larg gjuhës së urrejtjes. Ne kemi në fokusin tonë hallet dhe problemet e qytetarëve.”

https://www.facebook.com/pdiu.al/videos/1521444221228635/


Etiketa: Aqif Rakipifushata elektoralePartia Drejtësi Integrim dhe UnitetPDIUShpetim Idrizi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Shpresë e kotë me maqedonasit

Shpresë e kotë me maqedonasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –

20:13 | 04/06/2026
Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

20:05 | 04/06/2026
Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –

18:59 | 04/06/2026
Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –
  • Protestuesit thirrje kundër Ramës dhe Berishës, oshëtin bulevardi: Në burg! –
  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga Mali i Zi në Vlorë, Rama nesër në Sheshin e Flamurit me socialistët për 35-vjetorin e PS-së –
  • Dorëheqje e Qeverisë dhe anulimi i Zvërnecit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com