PDIU dhe shoqata “Çamëria”: Shpallja e sotme “pavarësisë” së Çamërisë, dëmton rëndë Çështjen Çame – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU dhe shoqata “Çamëria”: Shpallja e sotme “pavarësisë” së Çamërisë, dëmton rëndë Çështjen Çame

14:09 | 31/10/2016
në Shqiperi
0
Mbeshtetes te PDIU, duke protestuar para godines se Ministrise se Jashtme, gjate nje takimi te Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati, me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nPDIU supporters protesting before the building of the Ministry of Foreign Affairs, during a meeting of Foreign Minister Bushati, with Minister of Foreign Affairs of Greece, Nikos Kotzias, who is on an official visit in Tirana.

Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë përfaqësohet në Kuvend nëpërmjet Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), si dhe shoqatës patriotike “Çamëria” si organizata më e vjetër, e krijuar menjëherë pas rënies së komunizmit.

Të dy këto organizata janë kontaktuar nga telegrafi.com dhe kanë mohuar se kanë të bëjnë ndonjë gjë me këtë çështje.

Mesila Doda, sekretare e përgjithshme e PDIU-së dhe Dritan Sejko, nënkryetar i shoqatës “Çamëria” janë shprehur të shqetësuar, sepse sipas tyre, këto veprime dëmtojnë rëndë jo vetëm Çështjen Çame, por edhe vetë Kosovën.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas përfaqësuesve të PDIU dhe shoqatës “Çamëria”, një veprim si shpallja e “pavarësisë” së Çamërisë në këto moment, kur Çështja Çame ka hyrë tashmë ne agjendën e Brukselit, nuk bën gjë tjetër përveçse e bën këtë çështje qesharake dhe joserioze në sytë e institucioneve ndërkombëtare, por edhe e bën të rrezikshme, sepse e ndërlidhin me pretendime territoriale separatiste.

“Kjo gjë do na dëmtonte lobimin shumë vjeçar që kemi bërë nëpër botë për ta trajtuar Çështjen Çame si çështje humanitare, pra si shkelje të të drejtave të njeriut”, ka thënë zyrtarja e PDIU-së, Mesila Doda.

Kurse, sipas nënkryetarit të organizatës “Çamëria”, bëhet fjalë për të njëjtët njerëz të infiltruar nga agjentura të vendeve armike, të cilët sajuan të ashtuquajturën Ushtri Çlirimtare të Çamërisë për të na paraqitur si kërcënim në sytë e faktorit europian dhe perëndimor.

“Këta bashkëpunëtorë të shërbimeve duan ta sabotojnë Çështjen Çame, duke e paraqitur në opinionin ndërkombëtar si projekt luftënxitës, ndërkohë që ne përpiqemi ta zgjidhim çështjen në rrugë paqësore e ligjore, duke u mbështetur në parimet kryesore ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, pritet që këto veprime ta vendosin Kosovën në pozitë të vështirë me ndërkombëtarët, duke e nxjerrë si faktor destabiliteti për rajonin, por edhe duke bërë paralelizma të paqena me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Vetë fakti që këtë veprim po e bëjnë në Kosovë e jo në Shqipëri, ku ndodhet komuniteti çam dhe vazhdimi i krahinës jugore shqiptare të Çamërisë, tregon qe ky aktivitet synon te dëmtojë edhe Kosovën, sikurse Çështjen Çame”, ka thënë Sejko për Telegrafin.

Përfaqësuesja e PDIU-së dhe ai i shoqatës “Çamëria” iu kanë bërë thirrje qytetarëve në Kosovë, që të mos bien pre e këtyre veprimeve që në pamje të parë janë të maskuara si patriotike, por që në të vërtetë dëmtojnë rëndë kauzën kombëtare.

Sipas tyre, Shqipëria tash pret nga Brukseli hapjen e negociatave për anëtarësim, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave, prandaj një ngjarje si kjo nuk është rastësore, pasi me shumë gjasa do e dëmtonte rëndë imazhin e shqiptarëve në Bruksel. /telegrafi.com/

Etiketa: Dritan SejkoMesila DodaPartia për Drejtësi Integrim dhe UnitetPDIUshoqata patriotike “Çamëria”shqiptaret e camerisetelegrafi.com

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
“Pavarësitë” vetëm sa kërkojnë të copëtojnë Çamërinë nga trungu amë

“Pavarësitë” vetëm sa kërkojnë të copëtojnë Çamërinë nga trungu amë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com