PD-zv/ kryeministres: Qeveria s’jep asnjë lekë për bashkitë e Veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD-zv/ kryeministres: Qeveria s’jep asnjë lekë për bashkitë e Veriut

10:46 | 02/11/2018
në Shqiperi
0

Zv/ kryeministrja, Senida Mesi foli dje në Kuvend për hapjen e pikës së re doganore me Malin e Zi dhe projekteve për qytetin verior.

Por kjo deklaratë ka sjellë reagimin e deputetes së PD për qarkun e Shkodrës, Izmira Ulqinaku.

Ajo thekson se “Pas një periudhe heshtjeje, pasi nuk bëri zë për fondet thuajse zero për bashkitë e Veriut, pasi heshti për situatën ku kjo qeveri e ka zhytur këtë zonë, dje u fol për ide-projekte që prej 5 vitesh përmenden, por që nuk nuk kanë marrë as formën e projektit, dhe ku nuk është dhënë asnjë lek për to.”

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Deklaratë e plotë e deputetes së PD
Miratimi i hapjes së një pike të re kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në Zogaj, miratim i cili ishte një proces rutinë që përmbyllte marrëveshjen e dy vendeve të 2 korrikut, ka frymëzuar dje në Kuvend zv. Kryeministren Senida Mesi. Edhe pse është miratuar pika e kalimit kufitar dhe ende nuk janë përcaktuar hapat që do të ndërmerren më tej, apo se cilat janë investimet që do të bëhen, Zv. Kryeministria më në fund gjeti rastin dhe foli për projekte që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës. Pas një periudhe heshtjeje, pasi nuk bëri zë për fondet thuajse zero për bashkitë e Veriut, pasi heshti për situatën ku kjo qeveri e ka zhytur këtë zonë, dje u fol për ide-projekte që prej 5 vitesh përmenden, por që nuk nuk kanë marrë as formën e projektit, dhe ku nuk është dhënë asnjë lek për to.

Siç po shohim edhe tek projektbuxheti që po përgatitet për 2019, nuk parashikohet ndonjë investim serioz. U fol edhe për rrugën e Velipojës, rrugë të cilën e filluan në prag të sezonit turistik dhe e lanë përgjysëm, ashtu siç nuk ndodh askund, rrugë të cilën e devijuan nga projekti fillestar, duke shpenzuar fonde pa zgjidhur si duhet situatën as për plazhin dhe as për zonat ku kjo rrugë kalon. Përmendi edhe projektin për liqenin e Shkodrës, projekt ku donatori kryesor është Bashkimi Evropian.

Do të dëshironim që të gjitha projektet që u përmenden dje, të realizoheshin një orë e më parë, megjithëse të gjithë e dimë, që janë vetëm fjalë boshe, por që të thonë që po përmirësojmë jetën e shqiptarëve kjo sot është propaganda më e papranueshme, saqë as Edi Rama nuk merr guximin ta thotë më. Kjo është Qeveria që prodhon përditë e më shumë propagandë e mashtrim përtë mbajtur në këmbë një pushtet kriminal dhe të korruptuar. Arritjet e vetme konkrete që, shqiptarët dhe në veçanti shkodranët, shohin çdo ditë nga kjo qeveri janë: më shumë krim dhe drogë, më shumë varfëri, papunësi dhe dëshpërim.

Qeveria e PS nuk do të mbahet mend si qeveria e shërbimit, por do të mbetet në histori si qeveria e dëbimit të qytetarëve. I kanë bërë shqiptarët të braktisin vendin e tyre si asnjëherë tjetër, sepse politika e vetme që njohin është aleanca me krimin, si burim parash, si mjet force dhe për blerje votash. Ndërsa Opozita dhe pikërisht PD ka qenë dhe vazhdon të jetë denoncuesja e të vërtetave të hidhura të ardhura nga keqqeverisja e Edi Ramës. Partia Demokratike ka pasur dhe vazhdon të ketë një qëllim dhe një vizion që na ndan kryekëput nga PS, jemi për një shoqëri të denjë, ku sundon ligji, dhe mirëqenie për të gjithë.

Etiketa: Izmira UlqinakuPDQeveriaSenida MesiShkoderveri

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Paret e babit hajdut, çuni i përdor për t’u bërë drogaxhi, çupa për t’u bërë rruspie

Servisi i makinës, kompania e energjisë e ajo telefonike, kanë rrethuar lekun tim si turqit Krujën! Unë, një Skënderbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…

15:01 | 15/03/2026
Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

14:43 | 15/03/2026
Më skualifikuan pa asnjë arsye –

Më skualifikuan pa asnjë arsye –

14:19 | 15/03/2026
Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –

Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –

14:07 | 15/03/2026
Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist –

Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist –

13:53 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
  • Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –
  • Më skualifikuan pa asnjë arsye –
  • Mbahen zgjedhje në degën e PD në Shkodër, Ardit Çylybyli kundër përjashtimit nga lista të 300 anëtarëve –
  • Zgjedhjet në PD Pogradec, përballen një biznesmeni me një ekonomist –
  • Zgjedhjet/ Garë mes ish-deputetes dhe anëtarit të kryesisë për kryetarin e degës së PD në Vlorë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD do të heqë nga statuti nenin e dorëheqjes së kryetarit? Frikë nga lëvizja e Salianjit…
  • Përplasje e fortë, automjeti godet shtyllën elektrike dhe një këmbësor –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com