Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë as në seancën e tretë plenare që do të zhvillohet ditën e enjtë. Në mbledhjen e grupit parlamentar, demokratët kanë vendosur të zhvendosen në qytetin e Durrësit, pas mbledhjeve që organizuan me aleatët në Shkodër dhe Elbasan.
Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është diskutuar mbi vazhdimin e aksionit opozitar dhe marrëdhia e kushtëzuar me kuvendin. Deputetët e opozitës do të bojkotojnë komisionet parlamentare.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura deputetët demokratë kanë folur edhe për propozimet për disa ndryshime në kushtetutë për zbatimin e Vetting-ut edhe në politikë. /abcnews.al