Partia Demokratike so të mbledhë këtë të martë Kolegjin e Kryetarëve, një organ i ri i partisë, për të diskutuar mbi datën dhe organizimin e protestës që do të zhvillohet nga opozita.
Vendimi i Kryesisë u bë i ditur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Gazment Bardhi: Sot kryesia ka diskutuar mbi strategjinë e protestave që do të ndjekë PD dhe opozita për realizimin e kësaj vendimmarrje të këshillit kombëtar. Vendimi i kryesisë së PD është që nesër në 11 të thërrasë mbledhjen e kolegjit të kryetarëve, një organ i ri statutor i PD, për të diskutuar paraprakisht mbi strategjinë e protestave dhe më pas gjatë pasdites do të ketë një mbledhje të kryesisë së PD mbi detajet dhe strategjinë e protestave që do të ndjekë opozita. Nesër do të diskutohet forma e protestës, data e protestës dhe të gjitha detajet. Nuk ka një vendim për datën, do të mblidhet kolegji i kryetarëve dhe nesër do të jepen detaje për datën dhe orën.