PD: Vëllai i Fatmir Xhafajt pozicion kyç në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Vëllai i Fatmir Xhafajt pozicion kyç në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës

14:23 | 04/08/2016
në Uncategorized
0

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se ai donte të kapte drejtësinë për të mbrojtur vëllain e Fatmir Xhafës, që sipas PD është i përfshirë në trafik droge.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, zëdhënësja Ina Zhupa  tha se dyshja Rama-Xhafaj, kërkojnë të pastrojnë dosjet e krimit dhe dosjet e drogës.

Zhupa, duke iu referuar një vendimi gjykate  sqaron edhe pozicionin që Agron Xhafaj kishte në trafikun e drogës. Sipas saj Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja.
v-gj

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

v-gj-3

v-gj-3

 

Deklaratë e Zëdhënëses së PD Ina Zhupa

Kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë.

Pse kërkohej me cdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës.

Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të komisionit për reformën në drejtësi, një pozicion kyc në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni.

Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas, edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001.

Një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë.

Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia) me degë në Itali dhe SHBA.

Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja.

Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi.

A ka konflikt më të pastër interesi se sa ky?

Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast?

Pse hesht Edi Rama?

Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 përqind të parave për cdo rrënjë kanabis.

Po Shqipëria do të ketë drejtësi. Shqipëria do të pastrohet nga droga. Shqipëria është më mirë pa Edi Ramën.

 

 

 

Etiketa: banda e trafikut nderkombetar te drogesdeklaratePDpozicion kycvellai i fatmir xhafeszedhenesja ina zhupa

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lindsay Lohan fotografohet duke u rrahur nga i fejuari

Lindsay Lohan fotografohet duke u rrahur nga i fejuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025
Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

17:54 | 21/12/2025
“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

“Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –

17:30 | 21/12/2025
Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –

17:12 | 21/12/2025
Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –

17:06 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –
  • “Eh, mor Llapa, të thashë të mos e publikoje”, Lapaj postoi foton me aktorin, reagon Viktor Zhusti –
  • Duam ta bëjmë të gjithë Bolonjën krenare –
  • Në fund, ata që kujtohen janë vetëm fituesit… –
  • Bëj duet me Dua Lipën po u kualifikuam –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com