Paloka: Të lirohen protestuesit, të arrestohen dhunuesit
Partia demokratike protestoi sot para drejtësorisë së Policisë Tiranë duke këkruar lirimine protestuesve të arrestuar një ditë më parë. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palooka, denoncoi lënien në qelitë e paraburgimit prej 24 orësh 13 të arrestuarit e protestës së opozitës ditën e djeshme tek Parku i Liqenit.
Paloka tha protestuesit e arrestuar janë në të drejtën e ligjit ndërkohë që në qeli duhet të ishin ata që i dhunuan dhe i arrestuan. “Kërkojmë drejtësi, shoqërimi në kundërshtim me ligjin. Sot në qeli duhet të ishin ata që urdhëruan dhunën mbi protestuesit” tha Paloka.