PD nxjerr emrat: Këta janë kryebashkiakët me të kaluar kriminale që po hetojmë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD nxjerr emrat: Këta janë kryebashkiakët me të kaluar kriminale që po hetojmë

16:28 | 13/01/2020
në Kryesore
0

Hetimin e thelluar të kryebashkiakëve, aktualisht demokratët e kanë të fokusuar në dy qarqe Dibër dhe Lezhë, ku sipas numrit dy të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dyshohet për 3 zyrtarë me të kaluar kriminale. ABC News publikon deklarimet në formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakëve në këto bashki. Qarku i Dibrës ka në total 4 bashki.

Në krye të Bashkisë së Dibrës është ish-drejtori i Tatimeve në qark, Dionis Imeraj. Në formularin e vetëdeklarimit, Imeraj është paraqitur i pastër, ndërkohë që demokratët në qëndrime zyrtare e kanë akuzuar Imeraj për blerje votash në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016. Emri i Imeraj ishte në krye të listës edhe në një kallëzim penal që nënkryetari i PD, Edi Paloka depozitoi në Prokurori për zgjedhjet në Dibër.

Agron Malaj, kryetari i Bashkisë së Matit ka deklaruar dënim të formës së prerë në formularin e vetëdeklarimit dhe ka pranuar se është dënuar me vendim të formës së prerë në tetor të 1999 për armë mbajtje pa leje. Malaj ka kryer 10 muaj burg për këtë vepër penale. Malaj ka deklaruar gjithashtu se ka qenë i arrestuar nga organet ligjzbatuese edhe në janar të 2011. Për shkak të detyrës që ka mbajtur si gardist dhe pjesë e grupit të zjarrit në protestën e 21 janarit 2011 ku humbën jetën edhe 4 protestues, Malaj u hetua për shpërdorim detyre.

Read more

Shqipëri e re, Revolucion –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dy kryebashkiakët e tjerë të qarkut Dibër, Ilmi Hoxha në Klos dhe Lefter Alla në Bulqizë e kanë dorëzuar të pastër formularin e dekriminalizimit. Ndaj tyre edhe demokratët nuk kanë ngritur akuza publike.

Edhe qarku i Lezhës sipas demokratëve ka zyrtarë me të kaluar kriminale. Ish-deputeti socialist Pjerin Ndreu prej 30 qershorit drejton Bashkinë e Lezhës. Ndreu i është përgjigjur pozitivisht pyetjes nëse ka qenë ndonjëherë i hetuar apo arrestuar nga institucionet shqiptare. Ndreu ka deklaruar një hetim të nisur ndaj tij nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2004 për “Përdorim me keqdashje të thirrjeve telefonike. Pas hetimeve çështja ndaj Ndreut u pushua. Për këtë çështje ndaj Ndreut përgjatë hetimeve u mor edhe masa detyrim paraqitje. Edhe për Pjerin Ndreun demokratët kanë ngritur akuzën e shit-blerje të votave, ndërkohë që emri i tij është edhe pjesë e dosjes 184 e publikuar edhe nga gazeta gjermane BILD.

Ndrec Dedaj drejtuesi i Bashkisë së Mirditës dhe Majlinda Cara drejtuesja e Bashkisë së Kurbinit i ka paraqitur të pastër formularët e tyre të vetëdeklarimit, por pavarësisht kësaj verifikimet e demokratëve po bëhen për secilin socialist.

/abcnews.al

Etiketa: Agron MalajDionis Imerajdrejtuesi i Bashkisë së Mirditësgazment bardhi]Ilmi HoxhaIsh-deputeti socialist Pjerin Ndreuish-drejtori i Tatimeve në qarkkryebashkiakët me të kaluar kriminalekryetari i Bashkisë së MatitLefter AllaNdrec DedajPD

Të Lidhura

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

nga 27
23:24 | 07/06/2026
0

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi “Dëshmorët e...

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

nga 27
22:52 | 07/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje”...

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

nga 27
22:16 | 07/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

nga 27
21:30 | 07/06/2026
0

https://www.youtube.com/watch?v=maBTZiXoavk Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy...

Para
Shkëmbim zjarri në kufi, 5 shqiptarë përplasen me policinë greke

Kakavijë/ Policia kufitare bllokon 41 mijë euro të padeklaruara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026
Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

22:52 | 07/06/2026
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

22:16 | 07/06/2026
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –
  • Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –
  • Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com