PD: Ndërtimi i 3 inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, korrupsion dhe shkelje penale – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PD: Ndërtimi i 3 inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, korrupsion dhe shkelje penale

13:53 | 17/12/2017
në Shqiperi
0

Partia Demokratike i ka drejtuar disa pyetje qeverisë në lidhje me ndërtimin e 3 inceneratorëve të djegies së mbeturinave.

Drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Lealba Pelinku tha sot se ndërtimi i 3 inceneratorëve në Elbasan, Fier dhe Tiranë, nuk është vetëm korrupsion por dhe shkelje penale.

Deklarata e PD
Afera e ndërtimit të 3 fabrikave të djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë me 178 milionë euro nuk është vetëm korrupsion në nivelet më të larta të qeverisë Rama, por edhe një dosje me shkelje të rënda penale.

Procedura për djegësin e Elbasanit është modeli i shkeljes flagrante të ligjit për konçesionet dhe një hetim i pavarur do të çonte pas hekurave të burgut cilindo ministër që ka firmosur për të, duke nisur me Arben Ahmetajn.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Për dhënien me konçesion të inceneratorit të Elbasanit, ligji parashikon 3 procedura, por ato u shkelën të treja! Më kryesorja ndër to ishte anashkalimi i tenderit ndërkombëtar. Në vend të garës së hapur qeveria bëri blerje direkte me plot 22 milionë euro.

Por jo vetëm kaq!
– Kompania fituese nuk kishte asnjë përvojë të ngjashme!
– Buxheti i saj ishte më pak se 1,000 USD!

Pyetjet që rëndojnë përgjegjësinë penale janë:
Pse nuk u publikua as njoftimi i garës?
Pse nuk u shpall fare procedura e ndjekur?
Pse nuk u shpall asnjë kriter ligjor dhe teknik për vlerësimin?

Përgjigja është një! Sepse pas kompanisë që mori 22 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për inceneratorin e Elbasanit qëndron Ministri i Financave Arben Ahmetaj, sigurisht, me dijeninë e kryeministrit Edi Rama!

Shkelja e procedurave të konçesionit është vepër penale që dënohet me burg të gjatë për ministrat hajdutë!

Fabrika e djegies së plehrave në Elbasan është gjithashtu modeli i keqpërdorjes së qeverisë për interesat korruptivë të ministrave të Ramës.

Dokumentat tregojnë se brenda 24 oreve janë kryer 9 procedura, nga shpallja fituese deri tek miratimi i kontratës mga qeveria!

1- Me 16 Dhjetor 2014 kompania e Arben Ahmetajt u shpall fituese
2- Koha per ankimin u caktua brenda datës 16.
3- Koha për shqyrtim ankese u mbyll brenda datës 16.
4-Dergimi i draftit për mendim në ministritë e tjera brenda datës 16. ​
5- Përgjigja me shkrim e komenteve nga ministritë e tjera erdhi brenda datës 16.
6- Hartimi i kontratës me 40 faqe brenda datës 16.
7- Negocim kontrate mes paleve brenda datës 16.
8- Firmosje kontrate mes ministrisë së Mjedisit dhe kompanisë së Arben Ahmetajt brenda datës 16.
9-Miratim kontrate në mbledhje qeverie me datën 17 Dhjetor 2014!

Për çdo shqiptar është e kuptueshme se gjithçka ka qenë e paracaktuar, që Arben Ahmetaj, me lejen e Edi Ramës, të marrë 22 milionë euro nga buxheti i shtetit për një fabrikë që do të helmojë ajrin në Elbasan.

Ndërtimi i tre inceneratorëve është një nga aferat më të rënda të qeverisë Rama, prandaj i bejmë thirrje ish ministrit Lefter Koka që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë peshqit e mëdhenj që po vjedhin miliona euro duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve.

Mbulimi i aferës korruptive të tre djegësve të plehrave është një motiv më shumë pse Edi Rama kërkon të kapë prokurorin e pergjithshem.

Partia Demokratike fton qytetarët t’i bashkohen protestës kundër kapjes së drejtesisë nga kryeministri Rama.

Partia Demokratike fton Prokurorinë të fillojë pa frikë hetimin e kësaj afere për kryepeshqit e korrupsionit.

Etiketa: 3 inceneratorëtElbasanFierPDTirane

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Bruksel, takim me Mogherinin

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Bruksel, takim me Mogherinin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –

11:00 | 10/01/2026
I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare –

Shteti punon për klientët, jo qytetarët –

10:46 | 10/01/2026
Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –

Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –

10:30 | 10/01/2026
Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –

10:16 | 10/01/2026
266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –

10:00 | 10/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –
  • Shteti punon për klientët, jo qytetarët –
  • Përmbytjet në Durrës/ 848 banorë të evakuuar, mijëra hektarë nën ujë –
  • Moti i keq në Kukës / Rrugë të bllokuara nga inertet dhe zona pa energji elektrike –
  • 266 hektarë tokë të përmbytura, deri tani pa rrezik për banesat në Shkodër –
  • Detaje nga aksidenti në Klos/ I dehur në timon, ra në përrua dhe iku duke lënë shokun në mëshirë të ujit, policia nis kërkimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë –
  • Shteti punon për klientët, jo qytetarët –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com